25 prilli/ Damian Gjiknuri në Report Tv: PS merr minimalisht 72 mandate, në Vlorë objektivi është 9! LSI po shthuret totalisht, funksionarët në drejtim të PS e PD

Kur duhen më pak se 85 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, palët politike po shpalosin programet por edhe objektivat. Në Partinë Socialiste janë pa ekuivokë sa i përket fitores të vetëm.  Deputeti Damian Gjiknuri thotë se minimalisht në të gjithë vendin, sipas llogarive të tij, PS nuk bie nën 72 mandate ndërkohë që sipas tij e arritshme është edhe shifra 74-75.  

Sa i përket Vlorës ku Gjiknuri është drejtues politik i qarkut ai thotë se 8 mandatet e zgjedhjeve të kaluara janë të sigurta, ndërkohë që synimi është marrja e 9 deputetëve.

Gjiknuri po ashtu foli edhe për votën e emigrantëve, ku theksoi se kjo nuk duhet të kthehet në një ‘mollë sherri’ mes opozitës për të mos njohur zgjedhjet. Deputeti i PS-së shtoi po ashtu se sikur edhe 2000, apo 3000 emigrantë të votojnë do të ishte një arritje pasi do të tregonte se procesi funksionon.

I pyetur nga Report TV në lidhje me kallëzimet e bëra nga ana e PD-së në SPAK për zyrtarët e PS-së po përdorin funksionin publik për interes elektoral, Gjiknuri tha se kjo është absurde dhe se nuk ka shkelje penale.

Po ashtu Gjiknuri u ndal duke folur edhe për investimet e kryera në Vlorë nga ana e qeverisë, ku theksoi se PD në gjithë vitet e saj të qeverisjes nuk ka bërë asgjë.

Më tej Gjiknuri shtoi se përjashtim ka bërë presidenti Ilir Meta, i cili ka publikuar disa pamje nga Lungo Mare, ku theksonte se ‘Vlora ështe e bukur edhe në kohë të keqe’, ku sipas Gjiknurit i ka dhënë kredite investimit të qeverisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:50
‘PD e la në harresë’, Gjiknuri flet për investimet në Vlorë: Edhe presidentit i 'foli shpirti' dhe i dha kredite punëve të bëra nga qeveria

Deputeti i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri i ftuar në Report Tv foli edhe për investimet që ka bërë qeveria vitet e fundit në qytetin bregdetar.

Gjiknuri tha se PD në gjithë vitet e saj të qeverisjes nuk ka bërë asgjë për qytetin e Vlorës dhe e ka lënë në harresë, madje nuk kanë as guxim që të nxjerrin pamjet e sotme.

Më tej Gjiknuri shtoi se përjashtim ka bërë presidenti Ilir Meta, i cili ka publikuar disa pamje nga Lungo Mare, ku theksonte se ‘Vlora ështe e bukur edhe në kohë të keqe’, ku sipas Gjiknurit i ka dhënë kredite investimit të qeverisë.

‘PD kërkon të nxijë punën e qeverisë. PD nuk ka bërë asgjë për Vlorë dhe ka një bilanc tmerrësisht negativ në Vlorë. Vetëm rregullimin e një tuneli që bëri Sali Berisha të cilit i veshi një cipë betoni dhe ju vu një logo dhuratë nga PD për 100 vjetori. Vlora në ato vitë u nëpërkëmb u la në harrese. Unë nuk e di aq interesant është ky fakt sa kur nxjerrin edhe pamje të Vlorës këta demokratet nuk kanë as guximin që të vënë pamje të sotme.

Përjashtim bëri presidenti i Republikës si cili tha se ‘Vlora qenka e bukur edhe në kohë të keqe’, duke bërë një postim nga Lungo Mare dhe besoj i dha kredite atij investimi që është bërë në qytetin e Vlorë. Mbase pa dashje, mbase nje lapsus ose mbase i foli shpirti, por e rëndësishme është që qytetarët e panë se Vlora është e bukur edhe kur moti është i keq.

Dua të them që PD nuk ka bilanc në Vlorë, ka vetëm një tufë premtimesh. Problemi është çfarë punë konkrete është bërë për Vlorën. Pjesa e LSI-së po ka luajtur politikisht, në këtë rast presidenti, duke bllokuar projekte zhvillimore gjoja në emër të politikës përçarëse. Nuk ka lidhje rialokimi i fondeve nga Loti i fundit i rrugës së Lumit të Vlorës për ta kaluar në Rradhimë, aq më tepër me argumentat që nxjerr presidenti që gjoja kjo kredi nuk është negociuar, pasi kishim të bënim vetëm me një rialokim. Por ai thjeshtë do të vërë përballë dy krahina. Kjo është një luftë e dobët politike gjoja përçarëse, në vetvete nuk do të japë asgjë. Rruga Pehskpi-Selenicë do të bëhët, madje ka përfunduar projekti me të gjitha standardet bashkohore.

Por të hiqet bllokimi që po bën presidenca fillon shumë shpejt edhe projekti i dytë që ka të bëjë vazhdimin e shëtitores drejt infrastrukturës turistike drejt Radhimës dhe Orikumit. Këto dy projekte do të plotësojnë një premtim të bërë Partia Socialiste.’- tha Gjiknuri.

Ora 15:13
Kallëzimet e PD për shkeljen e ligjit elektoral me aktivitetet, Gjiknuri për Report Tv: Është absurde, nuk është vepër penale

1612191952_1612191934Sequence0300010709Still022.jpg

Deputeti i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri i ftuar në Report TV i cilësoi absurde padinë e ngritur nga Partia Demokratike në SPAK për zyrtarët e PS-së se po përdorin funksionin publik për interes elektoral.

Gjiknuri tha se këto nuk kanë lidhje me SPAK, pasi është cilësuar qartë se cilat janë aktivitetet që nuk mund të propagandosh.

‘Për mua është keqpërdorur ky lloj informacioni nga ana e opozitës. Ligji e ka përcaktuar qartë se cilat janë aktivitetet që nuk mund të publikosh. Këto nuk kanë lidhje me SPAK. Këto janë absurditete, ti nuk mund të pengosh propagandimin politik. Abuzimi me detyrën është të përdorësh adiministratën në funksion të zgjedhësve apo të bësh veprime të ndaluar për të kërkuar votën. I marrin lejet e legalizimit qytetarët?! E ke marrë certefikatën e legalizimit, ajo nuk ndalohet. Nuk më pengon që ti mbledh qytetarët dhe të them se këtë e keni nga kjo qeveri. Çfarë të keqe ka, sepse kjo qeveri e ka bërë. Do ta kthej këtë në kapital politik. Pala tjetër siç sulmon unë nuk do të rri memec. Përfituesit qoftë edhe me certefikatë në dorë, kjo është një gjë që çdo kush do ta bënte. SPAK-u investohet vetëm kur ka korrupsion zgjedhor.’- tha Gjiknuri.

Ora 14:48
‘Vota e emigrantëve të mos kthehet në ‘mollë sherri’, Damian Gjiknuri për Report TV: Edhe sikur të votojnë disa mijëra është arritje (VIDEO-Intervista e plotë)

Deputeti i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri i ftuar në Report Tv foli në lidhje me votën e emigrantëve. Gjiknuri tha se palët politike duhet të kënë një dakordësi ndërmjet tyre, pasi nuk duan që kjo të kthehet më ‘mollë sherri’ për të mos njohur zgjedhjet.

 ‘Reforma Zgjedhore përcaktoi të drejtën e emigrantëve për të votuar. Kjo është e para, por që kjo e drejtë të zbatohet duhet një infrastrukturë të nevojshme, do dhe procedura zbatimi të nevojshme. Është tjetër gjë të kesh të drejtën për të votuar dhe tjetër gjë të kesh infrastrukturën e nevojshme në mënyrë që të këtë integritet vota. Se vota e emigrantëve nuk është një sondazh që ti të futesh online dhe të japësh opinionin tënd. Ka procese të regjistrimit të emigrntëve dhe këto prcese pasi përfundon regjistrimi i emigrantëve të atyrë që duan të votojnë, por ka shumë pak emigrantë që kanë qenë të gatshëm që të deklarojnë adresat e tyre dhe e dyta është ngritja e platformës që mund të jetë online dhe postale.

Për mendimin tim jemi shumë vonë për zbatimin. Unë nuk do të doja që vota e emigrantëve të kthehet në sherr politik, ne si PS jemi dakord me zgjidhjet që ka ofruar KQZ, por nëse ka kundërshti ne nuk duam që kjo të kthehet në një moll tjetër sherri për të mos njohur zgjedhjet. Nga kjo pikpamje duhet një proces konsensual në mënyrë që çdo lloj vote të hidhet siç duhet dhe të mos ketë kontestime.’- tha Gjiknuri.

Deputeti i PS-së shtoi po ashtu se sikur edhe 2000, apo 3000 emigrantë të votojnë do të ishte një arritje pasi do të tregonte se procesi funksionon.

‘Kam parë që KQZ ka bërë një platformë të mirë dhe nëse do të ketë darkordësi politike, lë të fillojmë edhe më një numër të vogël nuk ka rëndësi që të jenë të gjithë emigrantët. Qoftë edhe sikur të votojnë 1000,2000, 3000 në këto zgjedhje pasi tregon se procesi po funksionon.’- tha Gjiknuri.

Ora 14:40
Gjiknuri: Më 25 prill, PS të sigurt mazhorancën! Opozita nuk ka asgjë për të dhënë për vendin

Në intervistën për Report Tv, Gjiknuri tha se PS e ka të sigurt shumicën në zgjedhjet e ardhshme. 

"Nga pikëpamje e objektivave elektorale tashmë PS është e qartë. Në Vlorë  synojmë të marrim 9 mandate, 8  që kemi pasur as nuk diskutohet. Ne kemi bërë një punë shumë të mirë në atë qark. Kjo është shumë e mundshme pasi shikojmë që kundërshtarët përveç organizimit me probleme nuk kanë më cctë ofrojnë në Vlorë apo qarqe të tjera. Nga ana tjetër kemi një shthurje të LSI-së e cila në përgjithësi ka funksionuar si parti klienteliste. Është një parti e cila përgjithësisht mbijeton kur ka pushtet, e ka shumë të vështirë ndryshe duke qenë se ka një mungesë ideologjia. Do të ketë një rënie të LSI. Në Vlorë do të jetë në një pozitë shumë të vështirë apo një pjesë e funksionarëve të tyre po shkon në PS, por ka edhe nga ata që shkojnë të PD.

Pra strategjia e PS është që të shkojë në 25 prill me një rezultat të sigurt fitues që për mendimin tim di të shkojë nga 73 deri në 75 mandate. Sipas llogarive të mia elektorale PS nuk zbret asnjëherë nën 72 mandate dhe një rastin optimal do të jetë 74-75 mandate, pra një përsëritje e rezultatit të ", tha Gjiknuri.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Prokurori: 01/02/2021 20:57

    Po o i madh po ti blini votat me leket qe vjedh ti ne dogan merni 12 jo dhjet.Ne burg e ke vendin ti o kulishi ripjerdhjes

    Përgjigju
  • Reni Bega: 01/02/2021 19:10

    Po ca thua o i madh Vlora jep minimalja 10 mandate

    Përgjigju
  • Populli: 01/02/2021 17:55

    Tërmet!!!! Si në Turqi

    Përgjigju
  • Guruja indian: 01/02/2021 16:54

    Normale 72 mandate dhe mos më shumë dhe 99 mund të merrni ,po të terrorizoni gjithë administratën me vendin e punës, dhe duke ju thënë sa anëtar të familjes do votojnë për ne. Turp SHQIPËRIA e 2021. Jeni bërë më turp se PD.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë