25 prilli/Mesila Doda: Kemi firmosur me Bashën që çështja çame të jetë pjesë e programit qeverisës! PBDNJ kthehet në problem kur merr urdhra nga Athina

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda tha se PIDU është në prag të një marrëveshje me Lulzim Bashën për zgjedhjet e 25 prillit për të qenë në një koalicion, ndërsa tha se palët kanë firmosur që çështja çame të jetë pjesë e programit qeverisës nëse opozita fiton zgjedhjet. E ftuar në emisionin "5 pyetje nga Babaramo", Doda tha se po shikohet mundësia që PDIU të dalë me përfaqësuesit e saj në 5 qarqet që ka më shumë elektorat.

"Ne jemi në mes të negociatave dhe të kemi mundësi të maksimilizojmë votat dhe të kemi kandidatë të mirë dhe të fitojë opozita, ku të paktën në 5 qarqe që PDIU është e fuqishëm në elektorat të ketë përfaqësuesit e saj. Me Bashën kemi firmosur për çështjen çame që të jetë pjesë e programit qeverisë, kjo është pika jonë e parë", tha Doda.

E pyetur se si ndikon fakti  e të qenit në një koalicion me PBDNJ, Doda tha se ato nuk kanë asnjë problem me këtë parti për aq kohë sa mbron minoritete. Sipas Dodës problemet fillojnë kur PBDNJ merr urdhra nga Athina.

"PBDNJ është parti shqiptare që mbron minoritete dhe kjo duhet të vijë dhe për shqiptarët në Greqi. Në thelb nuk duhet të kishte një problem por problem ndodh kur vijnë urdhrat nga Athina. Ne kemi një marrëveshje me PD dhe jo me partitë e tjera. në këtë marrëveshje duhet çuar para çështja çame dhe kemi rënë dakord për një program të detajuar. Duke qenë shumë të sigurt për mënyrën si të shkojmë para atë gjithë bashkë do jetë një bashkëpunim i suksesshëm.", tha Doda.

 

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 25/01/2021 23:46

    Doli kjo shurrana te vadise palmen?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja