25 pronarët e ‘Sarajeve’, mes tyre ndërtuesi Fatmir Imeraj që po ngre kullën pas 15-katëshit, lidhja me bosin e kokainës

25 pronarët e ‘Sarajeve’, mes tyre ndërtuesi Fatmir Imeraj që po ngre kullën pas 15-katëshit, lidhja me bosin e kokainës

Foto nga Sarajet e Toptanëve

Segmente ende të paidentifikuara i vunë mbrëmë zjarrin Sarajeve të Toptanëve, monument kulture i kategorisë së parë në qendër të Tiranës, me qëllim për të sabotuar procesin e shpronësimit të pronarëve, për kthimin e objektit në muze. Ngjarja natyrshëm ka prodhuar reagime të forta. Kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj tha në Report Tv se zjarri është porositur nga politikanët, të cilët kanë lobuar tek ai, për të ngritur kulla në vendin e objektit historik. Politikanët qëndrojnë pas disa prej bashkëpronarëve të objektit.

Ndërkaq, mes 25 bashkëpronarëve të Sarajeve të Toptanëve, rezulton edhe kompania e ndërtimit Vi&Vi shpk. Kompania e themeluar në vitin 2008 është aktualisht në pronësi të Fatmir Imerajt. Vi&Vi shpk ka qenë më parë në pronësi të biznesmenit të ndërtimeve Viktor Ndoci, i cili është vëllai i të ashtuquajturit bosi i kokainës, Arjan Ndoci. Në nëntor të vitit 2016, Ndoci i transferoi 100 % të aksioneve të kompanisë Fatmir Imerajt. Kompania ka si objekt kryerjen e çdo veprimtarie te lejuar nga ligjet shqiptare, sigurisht edhe ndërtimin.

Në vitin 2014, Fatmir Imeraj ka blerë për 12 milionë lekë kompaninë “Arvi” tek Arjan Ndoci, i cili është arrestuar në Spanjë për trafikimin e 1 ton kokainë, së bashku me disa shqiptarë, spanjollë dhe kolumbianë. Dy vite më pas, Imeraj ia shet kompaninë sërish për 12 milionë lekë biznesmenit Viktor Ndocit, vëllai i Arjan Ndocit. Bashkëpronari i Sarajeve të Toptanëve Fatmir Imeraj është gjithashtu edhe pronar i kompanisë së ndërtimit ‘VIND’, themeluar në dhjetor të vitit 2013. A qëndron Fatmir Imeraj pas planeve të dyshuara për ndërtim kullash në vend të sarajeve, në koordinim me bashkëpronarët e tjerë? Kjo u mbetet organeve ligjzbatuese.

Por, emri i Fatmir Imerajt është lakuar në lidhje me ndërtimin e pallatit pas 15-katëshit në Tiranë, me kompaninë Vi&Vi shpk, bashkë me kompaninë ANA shpk, në pronësi të Mirela Zeraliut. Përpos ndërtuesit Fatmir Imerajt në skenë del edhe emri i Odeta Nishanit, bashkëshortja e ish Presidentit, Bujar Nishani. Odeta Nishani është e bija e Ali Kosovës, një nga bashkëpronarët e Sarajeve të Toptanëve.

25 pronarët e Sarajeve të Toptanëve

-Majlinda Skënder Këllezi

-Haluzi Hamza Kosova

-Asim Reshat Zajmi

-Artan Reshat Zajmi

-Lijana Reshat Hoxholli

-Shqipe Kosova

-Ermira Petrit Kosova

-Sokol Pertit Kosova

-Astrit Akif Përmeti

-Arjan Astrit Përmeti

-Aida Astrit Podgorica

-Ali Mustafa Kosova

-Isuf Fehmi Kazazi

-Kemal Sami Pashollari

-Ismiha Sami Pirgu

-Flutura Ramadan Llapaj

-Fatbardh Abdulla Kazazi

-Evelina Cara

-Irma Skënderi

-Diana Abdulla Kellezi

-Xhelal Shazivar Stermasi

-Saimir Shazivar Stermasi

-Adnan Shazivar Stermasi

-Fatri Shazivar Stermasi

-Vi&Vi shpk

25 pronarët e Sarajeve të Toptanëve

Dokumenti i kalimit të kompanisë Vi&Vi shpk në emër të Fatmir Imerajt

 Fatmir Imeraj i blen Arjan Ndocajt kompaninë ARVI

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Niku: 17/08/2021 19:01

    Po ça lidhje ka qe qenka bashkpronare nusja e Bujar nishanit?? Tirona ka pronare sa dush, edhe Toptant jane pronare qe betonizuan qendren, edhe Bamir Topi ka mor pronat nTirone dhe i ka kompensu me ate superpallatin ne Golem, apo dhe shume pushtetare te tjere qe perfitun nga pozitat qe kishin apo kane, pra ku osht çudia ktu??!! Pastaj lejen per pallatin mas 15 katshit kush ja dha Fatmir Imerajt?? Dhe ky Lali i "nershmi" qe viktimizohet gjithmone dhe osht i kullum si zifti, pse lakon pjesen qe gjoja i paskan fut njerez per te ndertu kulle aty ke Sarajet?? Pse nuk permen pjesen e % qe mer per cdo leje ndertimi dhe kulle qe ndertohet ne Tirone?? Normalisht do e mohoje dhe do boje rolin e tnershmit se helbete ska prova, por e dine shume mire si ndertusit ashtu dhe sekseret e afert me Lali neverine sesi merren lejet ne Tirane apo dhe gjetke. Kshtuqe nuk e kuptoj ku osht lajmi ktu, se mu mduket thjesht i hartim bajat nonsens

    Përgjigju
  • arber: 17/08/2021 18:43

    epo shyqyr qe do na bohet nje muze se pyllin orbital e mbaruam

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?