Njëzetë e pesë vjet nga rënia e Murit të Berlinit, ekonomia e ish-Republikës Demokratike Gjermane mbetet ende, në mënyrë domethënëse, larg asaj të ish-Republikës Federale Gjermane edhe pse dallimi mes tyre po vazhdon progresivisht të zvogëlohet.
Kjo është ajo që del nga Raporti Vjetor mbi vendin e bashkuar, paraqitur sot nga qeveria e kancelares, Angela Merkel.
Sipas raportit, kapaciteti ekonomik dhe fiskal i landeve të ish-RDGJ-së është rreth 30 për qind më i ulët sesa ai i landeve të ish-RFGJ-së. Edhe përqindja e papunësisë rezulton më e lartë në lindje sesa në perëndim të vendit, thënë ndryshe 10,3 përqind kundrejt gjashtë për qind edhe pse në vitin 2013 numri i të punësuarve është më i madh në lindje, që nga koha e bashkimit të dy Gjermanive.
"Ringjallja ekonomike në krahasim me perëndimin e vendit gjatë viteve të fundit ka vazhduar me ngadalësi", thotë Iris Gleicke, zëvendësministre e Ekonomisë, e ngarkuar për zhvillimin në lindje të vendit.
Sipas më pesimistëve, rigjallërimi ekonomik ka ndalur.
Për institutin "Ifo" të Mynihut "distanca ka mbetur praktikisht konstente gjatë viteve të fundit. Nuk ka gjurmë për një zhvillim të mundshëm të lindjes". Mes viteve 1995 dhe 2013 ekonomia e lindjes u rrit 20 për qind, ndërsa ajo e perëndimit arriti në 27 për qind. Për Gleicken "nuk mungojnë shenjat pozitive si afrimi i standardit të jetesës si edhe pakësimi i borxhit".
Megjithatë, një sondazh me qytetarë të lindjes së vendit nxorri se 75 për qind e tyre ishin të kënaqur nga bashkimi i vendit.
Ndërkohë që, në perëndim vetëm 48 për qind e të intervisuarve thonë se bashkimi pati më shumë avantazhe sesa disavantazhe./ATSH/
/Shqiptarja.com