"E megjithatë të gjithë këto akte jo vetëm që janë të panjohura por janë të nënvlerësuara, janë të izoluara edhe në traditën e idhujtarisë politike shqiptare. Çdo gjë i është lënë në derë një njeriu që më thanë sot vazhdon e flet për çart por ajo ne nuk na intereson. Ajo që na intereson ne është që duam të reflektojmë për këto 25 vjet për kontributin e lëvizjes studentore asaj që ne kemi bërë, që kemi arritur të bëjmë. Ia kemi arrit t'i japim këtij kombi në momentet e veta më kritike një kontribut thelbësor. Së pari kemi fituar vet pluralizmin politik, sot është dita jonë," është shprehur Shinasi Rama.
Shinasi Rama, i cili ka prezantuar edhe një libër për lëvizjen e 1990-s, "sakrifica e studentëve solli pluralizimin politik në Shqipëri".
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
