250 familje në Bradashesh 3 muaj pa
ujë, banorët: Furnizohemi vetëm '10 

250 familje në Bradashesh 3 muaj pa<br />ujë, banorët: Furnizohemi vetëm '10 
Tre muaj pa ujë Bradasheshi i Elbasanit. Rreth 250 familje të këti fshati vuajnë mungesën e ujit të pijshëm, prej 3 muajsh ata kanë vetëm 10 minuta ujë të rrjedhshëm në ditë.
 
Përballë kësaj situate, banorët janë ankuar në bashki por deri tani nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.
 
Shumë nga këto familje kanë harruar t’i përdorin lavatriçet dhe janë kthyer si shumë vite përpara larjes së rrobave me dorë. 
 
Ndërkohë për të pirë kanë gjetur si zgjidhje një burim uji larg shtëpive të tyre ku shkojnë e furnizohen me çka të mundin.
 
Banorët kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershëm të ujësjellësit të fshatit, që tashmë varet nga bashkia për zgjidhjen e problemit të furnizimit me ujë.
 
Ata tregojnë librezat me pagesat e ujit edhe pse shumica e familjeve jetojnë në varfëri ekstreme dhe mbahen vetëm me mbledhjen e hekurishteve.

‘’Që kur e ka marrë bashkia në administrim, ne nuk kemi ujë. Jo nuk ka paguar paret ujësjellësi, bashkisë. Çfarë faji kanë banorët? Ne i kemi paguar paratë.  
 
10 minuta ujë kemi dhe ikën. Lekët po i paguajmë. Bjere ujin o njeri’’
,-janë shprehur të shqetësuar banorët.
 
Në lidhje me këtë shqetësim Report Tv u interesua në Bashkinë e Elbasanit por kjo e fundit  ende nuk ka dhënë një informacion zyrtar lidhur me furnizimin me ujë të zonës së Fermës në Bradashesh.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!