Në 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, presidenti i Republikës Bajram Begaj i përcolli urimet përmes rrjeteve sociale. I pari i vendit e vendosi theksin tek marrëdhëniet mes dy vendeve tona dhe partneritetin strategjik.
“Shqipëria vlerëson thellësisht miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me SHBA-në, të ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë, paqes dhe prosperitetit”, tha Begaj.
Urimin e përcolli edhe kryeministri Edi Rama i cili duke publikuar një fotografi të Statujës së Lirisë shkroi se ky objekt është një simbol i veçantë edhe për shqiptarët e rritur në histori përballë erërave kundër, të cilat gjithnjë janë rrekur ta ndalin frymën e këtij vendi.
Një moment historik për një komb mik dhe aleat të çmuar, e quajti kryeparlamentari Niko Peleshi 4 korrikun.
“Mirënjohje për miqësinë e fortë, partneritetin e besueshëm dhe mbështetjen e palëkundur që ka shoqëruar Shqipërinë ndër vite”, - shkroi Peleshi në një postim në rrjetet sociale.
Pavarësinë e SHBA-së e uroi edhe Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, i cili zgjodhi që të shpërndante videon që kishte hedhur më herët Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.
“Për ne shqiptarët, kombi i madh amerikan dhe qeveria e SHBA-së kanë pasur, në disa momente kyçe, një rol përcaktues në historinë e lirisë së kombit tonë”, tha Berisha.
Edhe politikanë të tjerë të të gjitha profileve në vendin tonë uruan pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Foto: Ilir Meta
Ilir Meta ka përcjellë urimet e tij për 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së, teksa ka shpërndarë edhe një foto te vjetër me George W. Bush.
“Me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në emrin tim dhe të Partisë së Lirisë, ju përcjell urimet më të përzemërta popullit amerikan dhe komunitetit të dashur shqiptaro-amerikan.
Mirënjohje e thellë për miqësinë e vjetër dhe të qëndrueshme, si dhe për aleancën e pazëvendësueshme dhe partneritetin e fuqishëm strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA, të ndërtuar mbi vlerat frymëzuese të lirisë, demokracisë, shtetit ligjor dhe mbrojtjes së dinjitetit njerëzor, që mbeten udhërrëfyes për forcimin e institucioneve demokratike, garantimin e shtetit të së drejtës dhe konsolidimin e së ardhmes euro-atlantike të Shqipërisë.
Roli vendimtar i Shteteve të Bashkuara në mbështetjen e demokracisë, veçanërisht në momentet më kritike të saj, të paqes, sigurisë dhe të stabilitetit në Shqipëri, Kosovë dhe në rajonin tonë do të mbeten përgjithmonë një arsye e veçantë mirënjohjeje dhe vlerësimi pa kufi. Gëzuar 4 Korrikun!”,shkruan Meta.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur urimet e tij për 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryedemokrati thotë se "amerikanët e festojnë këtë 250-vjetor më të lirë, më të begatë dhe më të sigurt".
"Sot, 250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së
Të dashur miq, sot kombi i madh amerikan feston 250-vjetorin e Pavarësisë së vendit të tij.
Amerikanët e festojnë këtë 250-vjetor më të lirë, më të begatë dhe më të sigurt, por edhe me një lavdi e krenari si asnjë komb tjetër. Përgjatë këtyre 250 viteve, kombi i lirë amerikan, me gjeninë e tij krijuese, e shndërroi vendin e vet nga një ish-koloni e Mbretërisë së Bashkuar në vendin dhe kombin lider të njerëzimit në politikë, siguri, ekonomi, shkencë, arsim, shëndetësi, teknologji të lartë dhe në çdo fushë tjetër. Por, mbi të gjitha, në vendin lider të lirisë në botë. Prandaj, ky 250-vjetor është një ngjarje e madhe për mbarë njerëzimin liriadashës.
Për ne shqiptarët, kombi i madh amerikan dhe qeveria e SHBA-së kanë pasur, në disa momente kyçe, një rol përcaktues në historinë e lirisë së kombit tonë: në shpëtimin e Shqipërisë nga ata që donin ta fshinin nga faqja e dheut, si dhe në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës
Zoti i bekoftë SHBA-në, kombin dhe flamurin e tyre krenar",- shkruan Berisha.
Nga viti 2021, Berisha është "non grata" nga SHBA-të për korrupsion dhe minim të demokracisë, ndërsa disa javë më parë krydemokratit iu hoq nga Administrata Trump vetëm ndalimi për të udhëtuar drejt territorit amerikan.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 250 vjetorin e pavarësisë.
Ambasada amerikane në Tiranë ka përcjellë urimet në një postim në rrjetet sociale.
“Gëzuar 250-vjetorin, Amerikë! Po festojmë 250 vjet histori, liri dhe të ardhmen e ndritur përpara”, shkruhet në faqen zyrtare në Facebook.

Presidenti Bajram Begaj, uroi Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Në mesazhin e tij, Begaj i përcolli urimet më të përzemërta Presidentit Donald Trump dhe popullit amerikan.
Presidenti Begaj theksoi se Shqipëria vlerëson thellësisht miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me SHBA-në, të ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë, paqes dhe prosperitetit.
Ai shprehu gjithashtu mirënjohjen e Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara, që nga njohja e vendit si shtet e deri te reformat kryesore të ndërmarra gjatë 35 viteve të fundit.
Komente











Ky Berisha asht nje pleher burre knej uron Ameriken e knej e futi Shqipnin ne 1995 pa ba REFERENDUM ne KONFERENCEN ISLAMIKE.
PërgjigjuPse nuk shkove përtë marrë pjesë me rastin e 250 vjetorit të shtetit Amerikan? Veç mashtron se ijanë hequr non gratat.
Përgjigju