Fitoi mandatin e 7 si kryebashkiak, Topçiu në Report Tv: Vetëm qytetarët e kanë të drejtën të më thonë ‘ik’! Gjithçka vetëm falës punës sonë

E ka nisur punën si kryebashkiak fare i ri, në moshën 33-vjeçare dhe do të ‘pensionohet’ nga ky pozicion kur të jetë 60 vjeç. Kjo është historia e Gëzim Topçiut, kryebashkiaku i zgjedhur për një mandat të shtatë në krye të Bashkisë së Maliqit, të cilën e drejton që nga viti 2000.

I ftuar në një intervistë për ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv Topcciu thotë se kjo është falë marrëdhënies së veçantë të shërbimit që ai ka krijuar me qytetarët e tij, por kujdeset të thotë se në fakt është mandati i tretë për bashkinë e madhe me mbi 60 mijë banorë, ndërkohë që 4 mandatet e tjera ishin në një bashki me vetëm 8 mijë banorë.

“Unë kam mandatin e tretë. Ishte bashkia e vogël me 8 mijë banorë, dhe këto tre mandate te tjera janë për bashkinë e madhe me 60 mijë banorë. Vota e qytetarëve ka folur më së miri për atë çfarë ne kemi bërë.  Unë sot jam në punë siç ju e shikoni.  Shërbimi ndaj njerëzve dhe puna në komunitet janë dy gjërat kryesore. Koha ikën shumë shpejt dhe zgjedhjet vijnë shumë shpejt. Në patjetër duhet të ballafaqohemi me qytetarët vetëm me premtimet që kemi realizuar, se ndryshe nuk ke më çfarë vote t’i kërkojmë. S’ka asgjë tjetër që unë e kam ndryshe. Nuk është puna që nuk ka kundërshtarë por në fund të fundit njerëzit nuk i duan ata të cilët kujtohen vetëm muajin e votimit por ata që kujtohen çdo ditë për hallet e tyre”, tha Topciu.

I pyetur nga gazetari i Report Tv, Nertil Agalliu nëse mendon se janë shumë kaq vite për të qëndruar në krye të një bashkie,  Gëzim Topçiu thotë se qytetarët janë ata që vendosin nëse ikën apo jo.

“Nuk është e rëndësishme se çdo bëj. Unë s’e kam kërkuar me të madhe këtë mandat por sondazhet paraprake kanë konfirmuar edhe një herë mbështetjen shumë të madhe për kandidaturën time.  Ka shumë gjëra për të bërë në bashkinë e madhe. Në qytetin e Maliqit shumë më pak, por në drejtim të turizmit dhe kulturës më shumë. Unë jam votuar me emër dhe jo me listë. Ne punojmë çdo ditë sikur jemi një ditë para zgjedhësve. Vetëm votuesi ka të drejtë të thotë ‘nuk bën më për këtë punë’.  Ne kemi fituar pothuajse në të gjitha qendrat e votimit. Edhe fshatra që kanë qenë të djathta kanë fituar për mua.  Ky rezultat është një përgjegjësi shumë e madhe”, tha mes të tjerash në intervistën për Report Tv, kryebashkiaku i rizgjedhur i Maliqit, Gëzim Topçiu.

Në garën për Bashkinë e Maliqit Gezim Topçiu mori 66.34% të votave, përkthyer në 13574 vota. Kandidati i BF, Alfred Gega, mori 33.6% të votave ose 6875.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital

Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital