Në 28-vjetorin e ndarjes nga jeta të Azem Hajdarit, ish-presidenti Ilir Meta ka ndarë një postim ku përkujton liderin e lëvizjes studentore të viteve ’90.

“Me respekt dhe mirënjohje të përjetshme nderojmë Azem Hajdarin, liderin e Lëvizjes Studentore '90 që solli pluralizmin politik dhe demokracinë. Vepra, guximi, lidershipi dhe përkushtimi i tij ndaj vlerave të Lirisë dhe Demokracisë mbeten frymëzim për të gjithë ata që janë gati të sakrifikojnë për to”, shkruan Meta.

Azem Hajdari një nga themeluesit e Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Kryetar i Komisionit Nismëtar të kësaj partie. Ai ishte deputet i partisë që nga viti 1991 e deri sa u vra në shtator të vitit 1998.

Azem Hajdari u vra pasditen e 12 shtatorit të vitit 1998, kur po dilte nga selia e PD-së. Për këtë ngjarje u dënua me burgim të përjetshëm Jaho Mulosmani. Dënime morën edhe Izet Haxhia me vëllezërit e tij si dhe Fatmir Meta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:47
Me tufa lulesh në duar, familja e Azem Hajdarit merr pjesë në homazhet e 28-vjetorit të vdekjes së tij

 

Bashkëshortja e Azem Hajdarit dhe fëmijët e tyre, Kiri, Rudina dhe Azemi, kanë shkuar në homazhet që Partia Demokratike mban sot në nder të themeluesit. Sot shënohen 28 vite nga vdekja e tij prej atentatit.

Fatmira Hajdari dhe fëmijët lanë tufa lulesh në monumentin e tij.

P.J/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Shqipëtari i vërtet: 12/09/2026 11:59

    U haruan dvemtë e vajzat që dhanë jetën për lirin dhe ndërtimin e Atdheut dhe kujtohen ata që shkatëruan atë.

    Përgjigju
  • Kola: 12/09/2026 11:17

    Ju e vratë ju poe qani!

    Përgjigju
  • Dash: 12/09/2026 10:03

    Mbasi e vratë tani i thoni respekte e mirnjohje përjetëshme turp .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56

    Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?