Në 28-vjetorin e ndarjes nga jeta të Azem Hajdarit, ish-presidenti Ilir Meta ka ndarë një postim ku përkujton liderin e lëvizjes studentore të viteve ’90.
“Me respekt dhe mirënjohje të përjetshme nderojmë Azem Hajdarin, liderin e Lëvizjes Studentore '90 që solli pluralizmin politik dhe demokracinë. Vepra, guximi, lidershipi dhe përkushtimi i tij ndaj vlerave të Lirisë dhe Demokracisë mbeten frymëzim për të gjithë ata që janë gati të sakrifikojnë për to”, shkruan Meta.
Azem Hajdari një nga themeluesit e Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Kryetar i Komisionit Nismëtar të kësaj partie. Ai ishte deputet i partisë që nga viti 1991 e deri sa u vra në shtator të vitit 1998.
Azem Hajdari u vra pasditen e 12 shtatorit të vitit 1998, kur po dilte nga selia e PD-së. Për këtë ngjarje u dënua me burgim të përjetshëm Jaho Mulosmani. Dënime morën edhe Izet Haxhia me vëllezërit e tij si dhe Fatmir Meta.










Komente
Komento