Edhe pse në kohë pandemie pagesat për koncesionet nuk janë stopuar. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave kanë vijuar pagesat për 8 kontrata koncesionare edhe pse në nivel të ulët krahasuar me një vit më parë por edhe në raport me buxhetin fillestar të hartuar nga shteti.
Për koncesionet këtë vit është parashikuar të shkojnë 61 milionë euro lekë, ose 35.7 milionë euro më pak se plani fillestar.
Në 5 muajit e parë të vitit pagesat e bëra për kontratat me privatin arrijnë në 28.5 milionë euro, duke rënë me 56% në raport me pagesat e bëra në të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku vlera e pagesave arrinte në 62 milionë euro. Në total në vitin e kaluar pagesat që shkuan për koncesionet arritën ën vlerën e 13.7 miliardë lekë.
Ndërkohë në kulmin e pandemisë në muajin maj qeveria ka dhënë për koncesionet 418.95 milionë lekë, dhe shuma më e madhe ka shkuar për kontratën e “Shërbimit të Skanimit në Dogana”, me rreth 130 milionë lekë.
Në total për 5 muaj qeveria ka dhënë 643 milionë lekë për koncesionin e skanimit, 630 milionë lekë për rrugën e arbrit, 580 milionë lekë për inceneratorin e Tiranës, 406 milionë për rrugën Milot – Morinë dhe më pak janë paguar koncesionet e shëndetësisë. Për periudhën Janar-Maj PPP e check up është paguar 320 milionë lekë, 300 milionë për kontratën e hemodializës dhe zero fonde për laboratorin e pajisjeve mjekësore.
Ndërsa vlera më e lartë e pagesave të bëra në këtë periudhë është shënuar në muajin shkurt me rreth 1.12 miliardë lekë, ku vetëm për kontratën e MIE “Ndërtim, Operim dhe Mirëmbajtje e Rrugës Milot-Morinë” janë paguar 390 milion lekë.
Ndërkohë për këtë vit nuk parashikohet asnjë fond për 4 kontrata nuk është parashikuar asnjë fond për këtë vit. Konkretisht për segmentet rrugore Milot-Malldre dhe Orikum-Dukat, ndërtimin e shkollave në bashkinë Tiranë, ndërsa për rrugët në HEC Devoll ka mbaruar kontrata.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.3%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4230
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Buxheti 2025/ Xhixho e PL: Thellon varfërinë, pjesa më e madhe e parave te punët publike, sepse vidhen më lehtë! Rajoni pensione dyfish nga Shqipëria
22 Nëntor, 16:06
-
Në të gjithë Korridorin Blu kalimi do të jetë me pagesë! 3 koncesione të reja nisin në 2025, kostoja rreth 1 miliardë euro
19 Nëntor, 22:15
-
Rrugët me pagesë do të menaxhohen edhe nga shteti, qeveria krijon ‘EKORR’! Kompania do të monitorojë edhe akset e dhëna me koncesion
6 Nëntor, 20:38
-
Pagesat për koncesionet në vitin 2025 arrijnë në 14.2 mld lekë! Rruga e Arbrit dhe kontratat në shëndetësi marrin vlerat më të mëdha
28 Tetor, 12:54
-
Shërbimin e markimit dhe monitorimit të karburanteve do e bëjë shteti, Konfindustria: duhet të hiqet tarifa, kosto për qytetarët
14 Qershor, 11:15
-
I gjithë dueli i Edi Ramës me gazetarin e Rai 3 për akuzat për lidhje të qeverisë me krimin (E plote)
2 Qershor, 20:07
-
Qeveria miraton projektligjin: Prokurime publike me Inteligjencë Artificiale
13 Dhjetor 2023, 13:37
-
Kontratat e koncesioneve do të auditohen nga KLSH brenda 2025, parashikohet edhe rishikimi i legjislacionit për prokurimet publike
9 Tetor 2023, 07:45
-
Projeksionet e pranverës nga BB: Ekonomia e Shqipërisë rrezikohet nga PPP-të dhe rënia e popullsisë
7 Prill 2023, 07:33
-
FMN: Kontratat PPP në Shqipëri janë të politizuara, mungon monitorimi
15 Mars 2023, 07:38
-
Zbardhet vendimi/ 2-8 vite burg kush përhap infeksione pa e ditur, Gjykata Kushtetuese rrëzon ndryshimet në Kodin Penal, ndëshkim vetëm për përhapësit e sëmundjeve me dashje
18 Janar 2023, 21:35
-
Transparenca për koncesionet, Tabaku paketë ndryshimesh: Përgjegjësia të jetë personale! Braçe: Mbështes draftin, jo koncesione të reja këtë vit që rishikohet ligji
18 Janar 2023, 11:00