Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, flet për herë të parë për gazetarët që pas dhënies së dorëheqjes. Në një aktivitet në njësinë nr.10 në Tiranë, Xhafaj ka thënë se kryetari i Bashkisë Erion Veliaj meriton një mandat të dytë.
Ka njerëz që ulen në një karrige dhe janë të kënaqur që kanë kapur një karrige. Ka njerëz që marrin një pushtet dhe janë të lumtur që marrin një pushtet. Ka njerëz që vijnë për të shërbyer, që kanë një mision dhe që duan të lënë një gjurmë përmes mundësisë që u jep pushteti, dhe ky është Erion Veliajn. 4 vite më parë kam folur shpesh me ju, pasi do duhej të flisja për kandidatin e ardhshëm, Veliajn. E di që ka pasur skeptikë ndër ju, sidomos ata të partisë sonë. Rezultatet dhe puna e tij sot janë treguesi më i mirë. Erion Veliaj hyri për një mision dhe po kërkon një mandat të dytë për ta çuar në fund këtë mision. Gjeja më e mirë e tij është puna.
Ish-ministri Fatmir Xhafaj, ka dhënë dorëheqjen mëngjesin e të shtunës. Ende edhe sot, nuk janë bërë të ditura arsyet e kësaj dorëheqjeje, e cila nuk është sqaruar as nga kryeministri Edi Rama. Xhafaj foli nëpërmjet rrjeteve sociale me mediet dhe publikun, si edhe falenderoi të gjithë ndjekësit e tij. Xhafaj qëndroi rreth 1 vit në krye të Ministrisë së Brendshme, ndërkohë që largimi i tij shoqërohet nga 5 hipoteza, të cilat hedhin dritë mbi dorëheqjen e njërit prej ministrave më të akuzuar nga opozita për lidhjet e vëllait të tij me krimin.
Ai qe gjuan me gure shtepin e vet shkoka ne Bashki.Tre suksese ke o Faqezi.Fute ne burg vellain,vrave shoferin dhe ja zhute me burge dy kolegev te tu.Mos ke frike se dhendrin nuk ta largon nga puna Lali Erjon.Jo per gje se dhe ky dikur e ka gjujt Partin socialiste me gure Ju bashkon i njejti karakter
Përgjigju
joni: 30/10/2018 16:02
Kerkon mandat te dyte per dhendrin e vet...Me e sakte do ishte shfaqet ne krah te dhendrit. Joni Baboci eshte drejtori i urbanistikës në Bashkinë Tiranë. Ngele ne konflikt interesi o derzi.
Përgjigju
Njeriu i protestave: 30/10/2018 14:59
Jam demokrat i 90..e meriton
Përgjigju
tironci: 30/10/2018 14:55
e do erionin se te perzuni rama po ske faj qe do erionin se ke dhondrin shefin e urbanistikes tirones pranaj e do lali erin ti o mik
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
Po
71.6%
Jo
20.7%
Nuk e di
7.7%
Vota total: 4049
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
Ai qe gjuan me gure shtepin e vet shkoka ne Bashki.Tre suksese ke o Faqezi.Fute ne burg vellain,vrave shoferin dhe ja zhute me burge dy kolegev te tu.Mos ke frike se dhendrin nuk ta largon nga puna Lali Erjon.Jo per gje se dhe ky dikur e ka gjujt Partin socialiste me gure Ju bashkon i njejti karakter
PërgjigjuKerkon mandat te dyte per dhendrin e vet...Me e sakte do ishte shfaqet ne krah te dhendrit. Joni Baboci eshte drejtori i urbanistikës në Bashkinë Tiranë. Ngele ne konflikt interesi o derzi.
PërgjigjuJam demokrat i 90..e meriton
Përgjigjue do erionin se te perzuni rama po ske faj qe do erionin se ke dhondrin shefin e urbanistikes tirones pranaj e do lali erin ti o mik
Përgjigju