3-mujori/ AAB: Totali i aktiveve të sistemit bankar arriti në 1,311 miliardë lekë

/ATSH/- Totali i aktiveve të sistemit bankar në Shqipëri arriti në 1,311 miliardë lekë në fund të muajit mars 2015, me rritje 1.3% më shumë se vitin e kaluar.
Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) publikoi të hënën të dhënat financiare të paaudituara të bankave tregtare për tremujorin e parë të vitit 2015, ku ndër të tjera evidentoi se, sistemi bankar shqiptar vazhdon të mbetet likuid, me një raport të kredisë ndaj depozitave rreth 55%.
Totali i depozitave të vendosura pranë bankave, në fund të tremujorit të parë 2015 arriti në 1,079.6 miliardë lekë, duke shënuar një rritje të lehtë prej 0.7 % që nga fundi i vitit të kaluar. Përgjatë tremujorit, depozitat e bizneseve dhe institucioneve paraqitën një rënie prej 1.8%, ndërsa depozitat e individëve kanë vijuar në rritje prej 1.1 %, në krahasim me fundin e vitit të kaluar. Prirja e zhvendosjes së depozitave drejt atyre me afat më të gjatë maturimi, evidentuar në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, vazhdoi dhe në tremujorin e parë të vitit 2015, duke reflektuar tendencën rënëse të normave të interesit, veçanërisht në monedhë të huaj për shkak të dinamikës së euribor-it.
Ndërsa për treguesin e kredisë së akorduara, raporti i AAB-s bën të ditur se, pësoi rënie në janar, e cila u rikuperua duke shënuar rritje në muajt shkurt dhe mars, me një rritje të lehtë mesatare prej 0.4% për të gjithë tremujorin e parë 2015.
Teprica e kredisë dhënë nga bankat për sektorin privat në fund të muajit mars arriti 597 miliardë lekë. Prirja e zhvendosjes drejt huadhënies në monedhën vendase, e cila u vu re dhe në tremujorët e kaluar, vazhdoi gjithashtu dhe në këtë tremujor, citon raporti i AAB-s, ndërsa nënvizon se, cilësia e portofolit të kredisë me probleme vazhdoi të mbetet ne nivelin 22.8%.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Myrto Uzuni e nis nga stoli, Granada barazon 1-1 me Athletic në Bilbao