TIRANË- Mjeku infeksionist, Tritan Kalo u bën apel të gjithë qytetarëve që të gëzohen për rastet e shëruara, por nuk duhet të ndalin së respektuari rregullat, sepse eksperienca e ka treguar se pas një vale qetësia vjen një dallgë më e madhe. Si anëtar i Komiteti të Ekspertëve, Kalo ka vënë theksin që të forcohen edhe më tej masat, për të cilat thotë se është i bindur se kur koronavrusi të kalojë, qytetarët do të jenë falenderues.

"Nuk janë zbuluar të fshehtat e saj, pas një vale qetësie mund të vijë një valë tjetër, pra pas një valë stujie e lehtë mund të vijë një dallgë më e madhe,  kësaj po i ruhemi. Masat e marra në lidhje me distancimin sociale, mund të forcohen më tepër se është e vetmja mundësi efikase për të ulur vrullin e përhapjes së virus,. Nëse do tregoheshim liberal, ne rrezikojmë që të na shfaqen skenare të ngjashme si Italia, Spanja, Britania, që në një fazë të dytë popullit të na thotë "se mirë që na e bën se na shpëtoi", tha Kalo.

Kalo ka përsëritur edhe rëndësinë e distancimit social për 14 ditë edhe te pacientët që kanë dalë negativ nga koronavirusi. Sa i përket gjendjes shëndetësore, të 4 personave që janë në terapi intesive, Kalo tha se janë në një gjendje mesatarisht të rëndë. "Duke dalë nga një mjedis i izoluar në një mjedis social ku nuk qarkullon vetëm COVID-19, por edhe infeksione të tjera, nuk janë të imunizuar dhe mund të bëhen pre e këtyre infeksioneve, cka e detyron ose krijon një mosbesim të plotë të shërimit të tyre. Distancim social është shumë i rëndësishëm, të mos bëhen pre e një mbiinfeksioni tjetër. Të sëmurit janë gjendje mesatarisht të rëndë, por që e kanë të dosmosohme qënrimin në terapi intesive se në cdo moment mund të cedojnë", shtoi Kalo.

Në fund, një mesazh shprese dhe optimizmi, se ata herojnë që po luftojnë në fron të parë ndaj këtij virusi, nuk janë lodhur, fryma në grup është e jashtëzakonshme, siç Kalo ka zbular, si një "armë" e mirë për të dalë fitimtar në këtë betejë. "Puna në grup te Infektimi ka qenë përjetësisht një ekip i tillë i tillë që është shquar, jo më kot u shpallëm më të mirët në Republikë. Kjo frymë e grupit ka bërë që të përballohen epidemi të mëdha, dhe kjo frymë që po kalon nga brezi në brez do të jetë shumë e dobishme për kapërcimin e kësaj situate", përfundoi Kalo.