Janë bërë publik sot emrat e anëtarëve të Këshillit të Miratimeve të Projekteve pranë Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. Për herë të parë, kryetari i Qendrës së kinematografisë, ndryshoi përbërjen e këshillit, ku nga pesë anëtarë 3 janë të huaj dhe dy shqiptar. Në njoftimin e postuar në faqen e Qendrës së Kinematografisë shkruhet se: “Në zbatim të nenit 8 dhe 13 të Ligjit nr. 8096, datë 21.03.1996, “Për kinematografinë”, i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 602, datë 21.08.2003, “Statuti i Qendrës Kombëtare Kinematografike”, si dhe Vendimit të shoqatave të kineastëve, nr. 485 Prot., datë 06.09.2019.
Vendosa: 1. Konfirmimin e përbërjes së Këshillit të Miratimit të Projekteve që do të funksionojë pranë Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. 2. Këshilli Miratues i Projekteve përbëhet nga:
Znj. Diana Çuli Sinoimeri (shkrimtare dhe skenariste)
Z. Petrit Beci (ekonomist, ish-drejtues në Kinostudio, edhe në QKK)
Znj. Annick Mahnert (producente)
Znj. Elma Tataragic (shkrimtare dhe producente)
Z. Mario Brenta (regjisor, skenarist dhe drejtor fotografie)
3. Anëtar rezervë i Këshillit të Miratimit të projekteve të jetë:
Z. Franz Muller (regjisor)
4. Mandati ligjor i Këshillit të Miratimit të Projekteve fillon në datën 12 Shtator 2019 dhe përfundon në datën 11 Shtator 2021.
komkbi me idiot ne bote me te cilin te hujat tallin kart
Përgjigju