Konstituohet Këshilli Drejtues i RTSH, nënkryetar zgjidhet Petrit Beci me 10 vota

Konstituohet Këshilli Drejtues i RTSH, nënkryetar zgjidhet Petrit Beci me 10 vota

Konstitutohet Këshilli i ri Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar.

Mbledhja u drejtua nga kryetari i zgjedhur nga parlamenti, Fatjon Hoxhalli. Të pranishëm ishin të gjithë anëtarët që u votuan në seancën plenare të 17 marsit.

Gjatë mbledhjes u diskutua dhe u ra dakord për të gjitha pikat e rendit të ditës.

Fillimisht Këshilli Drejtues u njoh me aktet e parlamentit për mandatin e gjithsecilit dhe më pas u votua për nënkryetarin, që u zgjodh Petrit Beci me 10 vota pro.

Një pikë e rëndësishme e mbledhjes së parë ishte diskutimi për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Festivalin Europian të Këngës, që mbahet në datat 13–17 maj në Bazel të Zvicrës.

Për shkak të afateve të përcaktuara nga organizatorët e Eurosong, anëtarët u dakordësuan që të thërrasin një mbledhje tjetër brenda kësaj jave për të vijuar me procedurat e nevojshme.

Shqipëria do të përfaqësohet nga grupi “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm”, me të cilën fituan edhe Festivalin 63 të Këngës në RTSH.

Në këtë mbledhje të parë, Këshilli Drejtues propozoi edhe ngritjen e një grupi pune për hartimin e një procedure të standardizuar për përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm sipas përcaktimit ligjor të Statutit të RTSH./ RTSH

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk zbulon datën kur do largohet nga

Elon Musk zbulon datën kur do largohet nga "DOGE"