'30% e përdoruesve të TikTok në vendin tonë 13-27 vjeç', Eksperti IT në Report Tv: Mbi 890 mijë shqiptarë! Ja cilat janë procedurat që ndiqen nëse do mbyllet

'30% e përdoruesve të TikTok në Shqipëri janë 13-27 vjeç', kështu është shprehur eksperti i IT Tomi Kallanxhi.

I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, ku u diskutua lidhur me hedhjen në diskutim publik të propozimeve për mbylljen e TikTok dhe Snapchat, marr shkas nga vrasja e 14-vjeçarit, Martin Cani në Tiranë, eksperti tha se në Shqipëri mbi 25 % janë përdorues të TikTok të moshësh 27 deri 45 dhe pjesa tjetër është mbi këtë moshë.

‘Një nga sitet e statistikave e ka nxjerr këtë gjë, ku rreth 30% janë nga mosha 13-27 vjeç që janë gjenerata Z, me mbi 25 % janë nga mosha 27-45 vjeç mbi këtë moshë. Ne të gjitha shtetet e Europës është i njëjti trend i këtyre grupmoshave me këtë përqindje', tha ai. 

Duke iu referuar statistikave të dhjetorit të vitit 2022, eksperti u shpreh se në total numëroheshin mbi 890 mijë përdorues shqiptar në TikTok.

‘Po, por është ndonjëherë dhunë verbale me fjalë dhe duke qenë se inteligjenca artificiale nuk e njeh gjuhën shqipe, është pak problem për ta kuptuar. Shqipëria është një vend i vogël dhe ka pak përdorues në TikTok, në statistikat e deklaruara janë mbi 890 mijë përdorues shqiptar në TikTok, një statistikë e publikuar në dhjetor të vitit 2022. Duke qenë se Inteligjenca artificiale e TikTok nuk njeh gjuhën tentojë që të marr për për faktor për viralitetin numrin e likeve dhe komenteve të bëra në një video dhe share', tha ai. 

Kallanxhiu tregoi edhe procedurat që mund të ndiqen nëse merret vendimi për mbylljen e TikTok dhe Snapchat.

‘Bllokohet lehtë mjafton që të ta vendos Parlamenti, Gjykata Kushtetuese, nuk e di se kush e vendos këtë gjë, i shkon një letër AKEP dhe më pas ky i fundit i nis një letër për bllokim kompanive të internetit në Shqipëri', tha ai. 

Sa i përket deklarimit të moshës në momentin e regjistrimit në këto aplikacione, ai tha se regjistrimi bëhet mbi vetdeklarimin.

Sipas tij, vende si Italia po tentojnë që të bëjnë regjistrimin me kartë ID për të deklaruar moshën, por u shpreh skeptik që kjo gjë të arrihet.

‘Këto aplikacione funksionojnë mbi vetdeklarimin, pra ti e vendos vet aty se sa vjeç je, sepse s’ka se si e kupton moshën. Ka vende si Italia që po tentojnë që të bëjnë këtë që duan që të përdorin kartën e ID për tu loguar në këto aplikacione, ka platforma që lejohet mbi moshën 18 vjeç, sepse në Itali lejohen sitet e basteve, kërkojnë që të marrin një identifikim të personit nga karta e ID. Dhe marrin kartat e ID të prindërve dhe vendosin akses dhe duket sikur po dështon’, tha ai.

S.B/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Or tej: 22/11/2024 16:00

    Per sa kote te kete vpn e proxy ne qarkullim nuk do jete aq i lehte bllokimi or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?