30% e të shëruarve nga infeksioni i Covid do të kenë probleme kronike të frymëmarrjes

30% e të shëruarve nga infeksioni i Covid do të kenë probleme kronike të frymëmarrjes

Pas infeksionit Covid-19 mushkëritë janë në rrezik për të paktën 6 muaj dhe 30% e ata që shërohen do të kenë probleme kronike të frymëmarrjes.

Është ky skenari i ri shqetësues që vjen prej Shoqatës Italiane të Pulmonologjisë.

Sipas autoriteteve, bazuar në rezultatet fibrotike, domethënë ‘mbetjet’ e lëna në mushkri nga Covid-19, mund të shkaktojnë dëme të pakthyeshme të aparatit të frymëmarrjes dhe do të përbëjnë një patologji të re të së nesërmes dhe "një emergjence të re shëndetësore".

Sipas pulmonologut italian Luca Richeldi, "Në shumë pacientë Covid-19 të cilët janë shtruar në spital ose intubuar, vërehen vështirësi në frymëmarrje pas daljes nga spitali të cilat mund të zgjasin për shumë muaj pas shërimit nga infeksioni dhe të dhënat e mbledhura më parë nga pacientët me SARS tregojnë se edhe pas 6 muaj nga shërimi, ata kishin ende anomali pulmonare dhe ndryshime në funksionin e mushkrive, të tilla si kapaciteti i ulët i frymëmarrjes, vëllimi i ulët i mushkërive, forcë e dobët e muskujve të frymëmarrjes dhe mbi të gjitha më pak rezistencë.Por mbi të gjitha - shpjegon Richeldi - 30% e pacientëve të rikuperuar treguan shenja të përhapura të fibrozës pulmonare, domethënë plagë të mëdha në mushkëri të pa rikuperueshme: në praktikë problemet e frymëmarrjes mund të lindin edhe pas një ecjeje të thjeshtë”.

Të dhënat paraprake duket se konfirmojnë vëzhgimet e para kineze në Covid-19: për fat të keq, disa pacientë të shëruar ende kanë insuficiencë të frymëmarrjes kronike, rezultate fibrotike dhe fshikëza distrofike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Pse opozita nuk ka fituar pikë nga hetimet e SPAK?

Ylli Pata: Pse opozita nuk ka fituar pikë nga hetimet e SPAK?