Në 24 orët e fundit në Vlorë janë konfirmuar 30 raste të reja me COVID-19, mes tyre mësues, nxënës, mjekë, sanitarë, edukatore dhe punonjës policie e të administratës publike.
Konkretisht janë infektuar me COVID-19, 4 mësues, tre mësues në dy shkolla 9-vjeçare dhe një në Babicë dhe një sanitare. Infektohet një edukatore në kopshtin nr.2 dhe një mjek në Selenicë.
Mes rasteve të reja janë infektuar edhe 3 persona në dy qendra shëndetësore, infektohet një polic dhe një punonjës pranë institutit të sigurimeve, infektohet një punonjës i drejtorisë së transportit rrugor dhe një nxënës në një shkollë 9-vjeçare jo publike.
Lajmi kryesor:
Shifra rekord sot, 836 raste të reja dhe 15 viktima nga COVID në Shqipëri/ Ndahet nga jeta kirurgu i njohur dhe një foshnje 16 muajshe! Mbyllet shkolla në Sarandë











