Shifra rekord sot, 836 raste të reja dhe 15 viktima nga COVID në Shqipëri/ Ndahet nga jeta kirurgu i njohur dhe një foshnje 16 muajshe! Mbyllet shkolla në Sarandë

Shifra rekord në 24 orët e fundit në Shqipëri, ku janë shënuar 836 raste të reja me COVID-19 dhe 15 humbje jete, ndërkohë nga fillimi i pandemisë deri më tani është raportuar për 672 viktima.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë fatmirësisht në 24 orët e fundit janë shëruar 490 pacientë, duke e çuar numrin e të rikuperuarve në 15 055.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 436 pacientë, 10 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar, ndërkohë aktualisht në vend janë 15 732 raste aktive me koronavirus.

Ministria raporton në 24 orët e fundit janë kryer 2 677 testime, dhe nga fillimi i pandimës janë bërë 168 294 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv 31 459 qytetarë.

Fatkeqësisht sot ka humbur jetën kirurgu ortoped nga Kukësi, Shaqir Shehu dhe një foshnje 16-muajshe.

‘Një fëmijë 16 muajsh ka ndërruar jetën si pasojë e COVID19. I ndjekur dhe trajtuar në pavionin COVID në Pediatrinë e Tiranës për gjendjen dhe shenjat klinike për S. Kawasaki, gjendja e tij u rëndua brenda 24 orëve dhe më pas është dërguar në terapinë intensive ku, megjithë mjekimin me terapinë e plotë të trajtimit dhe përpjekjet e mëdha të mjekëve të reanimacionit, nuk ka mundur të mbijetojë, si pasojë e një komplikacioni të rrallë (Sindroma Inflamatore  Multisistemike) ndër komplikacionet më të rralla që haset në moshën fëminore si pasojë e COVID19’, raporton Ministria e Shëndetësisë.

Sot raportohet se kanë humbur jetën edhe 14 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 45 vjeçar, një 80 vjeçar, një 82 vjeçar nga Tirana, një 49 vjeçar nga Lezha, një 58 vjeçare nga Saranda, një 61 vjeçare dhe një 70 vjeçar nga Shkodra, një 61 vjeçar nga Kukësi, një 65 vjeçar nga Mati, një 65 vjeçar nga Dibra, një 66 vjeçar dhe një 72 vjeçare nga Pogradeci, 71 vjeçar nga Fieri, 86 vjeçar nga Lushnja.

Rastet e reja në bashki
560 raste në Tiranë, 31 raste në Fier dhe Elbasan, 30 raste në Vlorë, 28 raste në Durrës, 24 raste në  Kurbin, 21 raste në Shkodër, 16 raste në Kurjë, 15 raste në Pogradec, 14 raste në Mirditë, 10 raste në Kuçovë,9 raste në Gramsh, 8 raste në Malsi e Madhe, 7 raste në Pukë, 5 raste në Lushnje dhe Kolonjën, 4 raste në Korçë, Sarandë, 3 Devoll dhe Gjirkastër, 2 raste në Mallakastër, Mat dhe Dibër, 1 rast në Tepelenë, 1 rast në Peqin.

COVID-19 – Statistika (20 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore-836
Të shëruar ne 24 orë-490
Të shtruar në spitale-436
Humbje jete në 24 orë-15
Testime ditore-   2,677
Testime totale-168,294
Raste pozitive -31,459
Raste të shëruara -15,055
Raste Aktive-15,732
Humbje jete -      672

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë-8082
Durrës-1180
Elbasan-742
Fier- 1151
Korçë- 905
Vlorë-745
Shkodër-866
Lezhë- 667
Berat-507
Kukës-317
Dibër-142
Gjirokaster-428

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:39
10 mësuese, 5 sanitare dhe roja me COVID, mbyllet shkolla 9-vjeçare ‘9 Tetori’ në Sarandë

Shkolla 9-vjeçare ‘9 Tetori’

Sarandë, mbyllet shkolla 9-vjeçare ‘9 Tetori’ pas rasteve të shumta që janë konfirmuar pozitiv më COVID-19. Deri më tani në këtë shkollë janë infektuar 10 mësuese, 5 sanitare dhe 1 roje.

Ende nuk ka një njoftim se si do të procedojnë nxënësit dhe prindërit për mënyrën e mësimdhënies dhe se kur do të jetë gati shkolla për të rihapur dyert.

Ora 17:06
30 raste të reja me COVID në Vlorë,  mes tyre mësues, mjekë dhe punonjës policie

Në 24 orët e fundit në Vlorë janë konfirmuar 30 raste të reja me COVID-19, mes tyre mësues, nxënës, mjekë, sanitarë, edukatore dhe punonjës policie e të administratës  publike.

Konkretisht janë infektuar me COVID-19,  4 mësues,  tre mësues në dy shkolla 9-vjeçare dhe një në Babicë dhe një sanitare. Infektohet një edukatore në kopshtin nr.2 dhe një mjek në Selenicë.

Mes rasteve të reja janë infektuar edhe 3 persona në dy qendra shëndetësore, infektohet një polic dhe një punonjës pranë institutit të sigurimeve, infektohet një punonjës i drejtorisë së transportit rrugor dhe një nxënës në një shkollë 9-vjeçare jo publike.

Ora 15:18
Shkoi në Turqi për kurim, ndërron jetë nga COVID kirurgu nga Kukësi që mjekoi të plagosurit e luftës së Kosovës

Koronavirusi i ka shënuar një tjetër viktimë në radhët e bluzave të bardha në vendin tonë. Bëhet fjalë për mjekun e njohur kuksian Shaqir Shehu, i cili nuk ka mundur t’i bëjë ballë virusit të rrezikshëm.

68-vjeçari Shehu prej disa javësh po kurohej në Turqi, pasi kishte rezultuar pozitiv nga koronavirusi, por nuk mundi t'ia dilte.

Mjeku kuksian, Shaqir Shehu, kirurg ortopedik, ka punuar prej shumë vitesh në Spitalin e Kukësit, por kishte emër edhe në Kosovë pasi ka shkuar në ndihme të të plagosurve të luftës, shërbim për të cilin është shpallur “Qytetar Nderi” i Kukësit.

Mjeku Shaqir Shehu ka pasur funksione të rëndësishme në jetën publike duke ushtruar edhe detyrën e Prefektit të Qarkut të Kukësit në periudhën 2002-2005.

Gjithashtu kirurgu Shehu është dekoruar edhe nga presidenti Hashim Thaçi në vitin 2019 për kontributin e tij në ndihmë të të plagosruve në luftën e kosovës për liri.

Ora 14:01
E infektuar me COVID, ndërron jetë një foshnje 16-muajshe në pediatrinë pranë QSUT

Koronavirusi ka shënuar viktimën më të re në Shqipëri. Bëhet fjalë për një vajzë 16-muajshe e cila ndërroi jetë në repartin e Pediatrisë pranë QSUT.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se ajo ndodhej prej dy ditësh në intubim.

Foshnja 16-muajshe kishte dhe sëmundje të lindura të cilat fatkeqësisht i kanë rënduar gjendjen duke i shkaktuar dhe vdekjen.

Kjo është viktima më e re nga koronavirusi teksa më parë ka humbur jetën një vajzë 21 vjeçare në Spitalin Infektiv.

Ora 13:46
COVID prek skuadrën e Kukësit, infektohen dy lojtarë dhe zëdhënësi i klubit

Dy lojtarë dhe zëdhënësi i skuadrës së Kukësit ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Lajmin e bën të ditur vetë ekipi verilinor përmes një postimi në Facebook.

Lojtarët e prekur janë Godberg Barry Cooper e Mehdi Hetemaj dhe zëdhënësi Erjon Allaraj.

Ata kanë shfaqur simptoma prej ditësh ndërsa aktualisht janë karantinuar në banesat e tyre dhe do të qëndrojnë të izoluar për 15 ditë.

 

Ora 09:39
Të infektuar me COVID 3 mësues dhe nxënës me simptoma, mbyllet shkolla 9-vjeçare në Krujë

COVID mbyll një tjetër shkollë në vend. Shkolla nr. 1 e qytetit të Krujës është  mbyllur nga autoritetet vendore të shëndetit publik pasi kanë rezultuar të infektuar me koronavirus 3 mësues, ndërkohë që 6 te tjerë i janë nënshtruar tamponit dhe janë në pritje të përgjigjeve.

Simptoma kanë shfaqur edhe disa nxënës të kësaj shkolle, të cilët kanë rezultuar me temperaturë.

Vendimi i Njësisë Vendore të Shëndetit Publik në Krujë u konfirmua sot në mëngjes edhe nga Ministria e Shëndetësisë.

Aktualisht në të gjithë Krujën janë rreth 15 mësues dhe  20 nxënës të prekur në shkolla të ndryshme. Gjithashtu në të gjithë rrethin janë 150 raste aktive pozitiv dhe 3 persona nga kanë humbur jetën 10 ditët e fundit.

Një sërë institucionesh arsimore janë detyruar të mbyllin dyert si pasojë e infektimit me COVID në stafet pedagogjike.

Vetëm ditën e djeshme u mbyll një kopsht në Tropojë pasi një edukatore doli pozitive.

Ndërkohë që disa ditë më parë edhe u mbyll shkolla 'Koto Hoxhi' në Gjirokastër.

er.k./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 21/11/2020 00:04

    Tirana duhet mbyllur patjeter totalisht,pasi ka numrin me te madh ,ka densitetin me te madh te popullsise dhe eshte pika kryesore ku mblidhen e shperndahen,njerezit nga gjithe vendi,per qytetet e tjera duhet te vendoset ne varesi te numrit,por gjithecka te jete relative. Baret,restorantet,kafenete,vetem take out,delivery.Gjoba t'ju vihet jo vetem atyre pa maska,por dhe atyre qe i mbajne nen hunde,nen mjeker,ose qe i ulin kur bisedojne!

    Përgjigju
  • Revo Uninstaller: 20/11/2020 20:11

    Mbyllni shkollat more debile, kush e mban pergjegjesine per jetet e humbura te Mesuesve qe i coni per tu infektuar pa pike dhimsurie, s keni turp e thoni ,...Kemi zevendesuesit gati (?!), apo kemi mesataren e vdekjeve me te ulet se rajoni.C eshte ky cinizem makaber.Kush ishte ai idiot qe lejoi hapjen e tyre, Ndaloni kafenete se nuk jane sherbime jetike, sidomos ato shpikjet idiote te kafeneve me vetsherbim qe po infektojne ne mase rinine qe si tufe me grenza ua percjellin prinderve ne shtepi.Tani qe vaksina eshte ne horizont njerez mbroni veten se askush nuk iu mbron, i vetmi preokupim i qeverise eshte te mos mbushe spitalet, se per shendetin tuaj nuk i hyn asgje ne xhep, mbrohuni dhe shtrengoni dhembet se kjo eshte pjesa me e veshtire por edhe e fundit, mos i lejoni vehtes te ikni per dhjame qeni

    Përgjigju
  • [email protected]: 20/11/2020 18:37

    E para mbyllni sherbimet ne tavolina ne lokale restorante mbyllni ose shtoni linjat urbane interurbane Mbyllni shkollat te paket 2-3 jave Te fillojne shperndarja ne zonat ku ka grumbullime njerezish, Mbyllja e qendrave tregtare Te mos sherbehet ne asnje ambjent te brendshme biznesi.

    Përgjigju
  • SPINELI SAUKUT: 20/11/2020 16:45

    mylleni me o kllefa, ca boni me?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Atalanta e Gjimshitit shpëton 1 pikë në fund ndaj Lazios dhe rikthehet në krye të klasifikimit

Serie A/ Atalanta e Gjimshitit shpëton 1 pikë në fund ndaj Lazios dhe rikthehet në krye të klasifikimit