30 vite nga tragjedia e Llogarasë, RAPORTI mbi aksidentin që la pas 23 viktima! Shumica prej tyre studentë të 'Bujqësorit'

30 vite nga tragjedia ku humbën jetën 23 persona mes tyre edhe motra e deputetit të PS Alket Hyseni Alida Hyseni, ndër ta shumica studentë të institutit të Lartë Bujqësor, publikohet raporti që tregon si ndodhi ngjarja. 

Në raport thuhet se autobusi kishte bërë kontrollet teknike përpara se të nisej dhe nuk kishte pasur probleme. Por aksidenti erdhi si pasojë e një defekti në sistemin e frenimit. Ndërkohë në raport thuhet se shkak për rrëzimin e helikopterëve ishte moti i keq, mokoordinimi pasi zona e Himarës nuk ishte e mbuluar me radiondërlidhje dhe mostrajnimi i helikopterëve.

Për nder të këtyre viktimave, u inaugurua Pavilionin “Syri i Qiellit” në zonën e Liqenit Artificial. I pranishëm ishte edhe ish-deputeti socialist, ndërsa pas ceremonisë, ai i dedikoi një shkrim të ndjerë motrës së tij.

Raporti mbi ngjarjen

“Në datën 22.11.1989 autobusi tip prodhim i Shkodrës i Institutit të Lartë Bujqësor, që drejtohej nga shoferi Ali Omuri, është nisur nga Himara në drejtim të qytetit të Sarandës rreth orës 13.00. Në autobus ndodheshin 3 pedagogë të asaj shkolle, 14 studentë të kursit të pemëtarisë, si dhe një ushtar pasagjer. Në orën 14:00 në afërsi të fshatit Kudhës, ku rruga është dishezë e theksuar, 100 metër para një kthese të fortë, shoferi ka bërtitur duke thënë: “U morëm në qafë”. Ndërkohë makina ka rritur së tepërmi shpejtësinë. Në kthesë shoferi nuk mundi të manovrojë, del jashtë rrugës duke bërë disa rrotullime. U shkaktua vdekja e vetë shoferit dhe e studentit Albert Smoka. Është shkaktuar dhe plagosja e personave të tjerë.

Fillimisht të dëmtuarve u është dhënë ndihmë prej një reparti ushtarak aty afër e fshatarët përreth dhe janë dërguar menjëherë në spitalin e qytetit të Himarës. Prej aty është kërkuar ndihmë e specializuar mjekësore në rreth.

Për t’iu ardhur në ndihmë të dëmtuarve rëndë, nga Tirana janë dërguar dy helikopterë: MJ-6=44 i drejtuar nga komandanti Vangjel Postoli, piloti Tafil Agaj dhe teknik mekaniku, Pandeli Xhumba, dhe MJ-6-50 i drejtuar nga komandanti Agron Galanxhi, piloti Veledin Resuli dhe teknik mekaniku, Enver Haka. Në bordin e tyre kishin edhe ekipin e mjekëve të spitalit nr. 2 në Tiranë, të përbërë nga Agim Qarri, Kujtim Hysi, Dionis Makuçi, Zana Floqi si dhe ndihmësmjekja Dhurata Leka.

Në orën 16:00 kanë mbërritur në qytetin e Himarës ku janë pritur nga personeli i shërbimit shëndetësor të këtij qyteti, nga komandanti dhe komisari i brigadës së Himarës dhe komisari i brigadës së nëndetëseve. Ekipi mjekësor i Tiranës ka konkluduar që (për të plagosurit) të veçoheshin ata që ishin në gjendje shumë të rëndë dhe që u duhej dhënë ndihma mjekësore në Tiranë.

Fillimisht pilotët kanë diskutuar me njëri-tjetrin për vështirësitë e kthimit, pasi po errësohej dhe koha kishte mjegull të dendur, e cila ishte e rrezikshme për një udhëtim normal. Pasi kanë mësuar keqësimin e gjendjes së tre të plagosurve, kanë vendosur të fluturojnë për në Tiranë. Kanë hedhur në hartë rrugë-kalimin e kthimit, që do të bëhej gjatë bregut të detit për të dalë te ishulli i Sazanit e më tej në Tiranë. Pastaj dhanë urdhër që të tetë të plagosurit më rëndë të bëheshin gati për fluturim. Në helikopterin e parë me ekuipazh, të drejtuar nga oficeri Agron Galanxhi, kanë hipur të dëmtuarit Thoma Plasa, Ilirjana Brahimi, Taip Llaçi, Xhelal Ndreu të shoqëruar nga mjekët Agim Qarri dhe Dionis Makoçi. Në helikopterin e dytë të drejtuar nga oficeri Vangjel Postoli kanë hipur të dëmtuarit Misto Shumeli, Elida Hyseni, Donika Ferra, Zef Suli të shoqëruar nga personeli mjekësor me mjekët Kujtim Hysi, Zana Floqi, Dhurata Leka si dhe nga mjeku Nafail Metollari dhe ndihmësmjeku Piro Kuko të qytetit të Himarës.

Në orën 18:20 është nisur për fluturim helikopteri i drejtuar nga Agron Galanxhi, duke marrë drejtimin e bregut të detit. Pas tre minutash është ngritur për fluturim helikopteri i drejtuar nga Vangjel Postoli, i cili fillimisht mori drejtimin për nga Saranda, pastaj kthehet dhe merr drejtimin e fshatit Vuno, duke bërë një fluturim të çorientuar, ndryshe nga kursi i kthimit. Rreth orës 19:00 është përplasur me malin mbi Vuno, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë personave që ishin në të si dhe shkatërrimin e plotë të helikopterit. Po rreth kësaj ore, nga një repart ushtarak në afërsi të Llogarasë është dëgjuar një e përplasur e fortë në shpatin e malit, e shoqëruar me një flakë të madhe. Nga kërkimet e bëra pas 14 orëve, në datën 23.11.1989, në këtë vend u gjetën helikopteri i shkatërruar plotësisht dhe të gjithë personat që ishin në të, të vdekur.

Nga përplasja e tyre gjetën vdekjen 21 persona dhe u shkaktua një dëm material 11.267.120 lekë.”

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mali: 24/11/2019 21:26

    Ndërkohë në raport thuhet se shkak për rrëzimin e helikopterëve ishte moti i keq, mokoordinimi pasi zona e Himarës nuk ishte e mbuluar me radiondërlidhje dhe mostrajnimi i helikopterëve..... ...mostrajnimi i helikoptereve??? Kjo eshte genjeshter me bisht. Ne kete ngjarje vrasesi ishte opinioni publik pasi ishin qytetaret ata qe bene presion mbi pilotet, megjithese pilotet ua bene te qarte se ishte e pamundur te fluturoje ne ato kushte metereologjike. Kto lajme u qarkulluan jo vetem ne himare por ne te gjithe vloren. E gjithe vlora eshte deshmitare per kushtet meteorologjike te atyre diteve. Mos harrojme ishte viti 1989 dhe koha ishte dhjetfish me e keqe nga ajo qe ben sot. Eshte lehtesi te thuash autobuzit i ish bere kontroll teknik. Kush e beson kete?! Qofte i paharruar kujtimi i tyre!

    Përgjigju
  • Une: 24/11/2019 18:19

    Te rroni e ti kujtoni

    Përgjigju
  • xXx: 24/11/2019 16:10

    Pse nuk ishe dhe ti ne ate eskursion ore plehre...Te beje dhe ti nje xhiro me helikopter...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë