30 vjet nga Lëvizja Studentore/ Bislim Ahmetaj: Shqipëria me një opozitë të fortë, do ishte ndryshe! PD s’krijoi ideologji të partisë së djathtë

TIRANË- Kreu i grupit “Dhjetor ‘90”, Bislim Ahmetaj tha në Report Tv se nuk e kishte menduar se Shqipëria do kishte udhëtim kaq të vështirë pas 8 dhjetorit të 30 viteve më parë.

Faji sipas tij është i politikës dhe veçanërisht i opozitës që qeveriset nga Lulzim Basha që prej vitit 2013.

Nëse opozita do të ishte e fortë sipas Ahmetajt, tani nuk do të ishte jashtë Europës.

“Kurrë nuk e kam menduar se Shqipëria do të kishte një udhëtim kaq të vështirë pas 8 dhjetorit. Jo vetëm unë, por shumica e njerëzve. Ndoshta nuk e njihnim rrugën e proceseve integruese, realitetin e vendeve të zhvilluara ku ne aspironim të shkonim. Slogani kryesor që buroi pa asnjë lloj indikimi, nga shpirtërat e studentëve ishte "E duam Shqipërinë si e gjithë Evropa". Jo e duam Shqipërinë në Europë, por "E duam Shqipërinë si e gjithë Evropa". Ajo thirrje ka qenë se të ndërtojmë një shtet të zhvilluar, me bujqësi të konsoliduar, me turizëm të zhvilluar, infrastrukturë. Qëllimi ky ishte. Të jetë një Shqipëri e standardeve. Një mund të shkoje në Bruksel, por edhe një nga Brukseli të vije në Shqipëri. Kjo u keqpërdor në mënyrën më të ligë nga Politika. Në Shqipëri për fat të keq nuk kemi zgjedhur, por kemi miratuar atë që në është ofruar. Delegimi i votës tek njerëz të pa ndershëm që nuk kanë punuar për vendin, ka qenë një prej gabimeve fatale që ne e kemi lejuar. Unë kam qenë themelues i partisë Demokratike, por ajo parti ka pas fatin jo të mirë se aty u derdhën prirje njerëzish të ndryshme. Nuk u krijua do një parti e djathtë. Nuk arriti të krijonte një indologji si parti e qendrës së djathtë. Mandati 2005-2009 është një nga mandatet më të shquara, më historike të një qeverisje në Shqipëri. 2009-2013 është një bashkëpunim me LSI që nuk dha produktet e pritshme. Nga 2013 që partia Demokratike drejtohet nga Lulzim Basha fakti është se nuk ka shumë suksese, ose hiç suksese në raport me atë që i duhet Shqipërisë. Shqipëria po të kishte pasur një opozitë të fortë, të vendosur, të qëndrueshme, me njerëz qëndrestare që sakrifikojnë shumëçka për atdheun nuk do të ishte në këtë gjendje që jemi sot. Një vend i mbyllur nga Bashkimi Evropian, pa gjykatë të lartë dhe kushtetuese, një vend ku sundon krimi dhe korrupsioni. Kjo është dhe një përgjegjësi e opozitës, pavarësisht se mazhoranca luan rol kryesor”, tha kreu i grupit “Dhjetor ‘90”, Bislim Ahmetaj

B.K./a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • robi: 09/12/2020 16:44

    Po shikoni cilen ka zedhenese te shqupit, syneperken Tabakhone, te bijen e hajdutit ordiner te Tiranes qe pd ja e beri milioner

    Përgjigju
  • Ilir: 08/12/2020 19:08

    Mos u jepni kohe televizive dhe audience ketyre plehrave si puna e ketij ordinerit qe na lane peshqesh Saliun dhe ikin sa majtas - djathtas per ndonje perfitim momental.Nuk ka nevoje ky vend pas 30 viteve per Bislimin dhe faren e ketij se e pame cfare lloj demokracie na sollen , mbushur me hajdute , ordinera e k..va .Mos i beni qejfin sot se po shan Lylin se ben vaki e i ve emrin ne liste per deputet Lyli ketij ky harron edhe nene e babe .

    Përgjigju
    • cuf dabjoni: 08/12/2020 21:32

      ne 29 vite nga mars 92 13 ka qene PD e 16 PS.....pra fajtore me shume ajo

  • I tej: 08/12/2020 15:32

    Opozite me Lulush Bibilushin qe mban pelena dhe pshurret nge Berish Tritoli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja