300 të rinj i bashkohen FA, Kodheli:
Të përkushtuar të përballojmë sfidat

Gjatë ditës së sotme 300 të rinj dhe të reja do t’ju bashkohen Forcave të Armatosura.

E pranishme në ceremoninë këtë ceremoni ishte edhe ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli e cila i bërri të rinjve  t’i shërbejnë atdheut me përkushtim.

Kodheli i uroi suksese të rinjtë që janë përzgjedhur për të shërbyer në radhët e Forcave të Armatosura duke i këshilluar që mos kthehen mbrapa por të përballojnë cdo sfidë për një të ardhme më të sigurt.

Mos u ktheni mbrapa, mos u jepni nga vështirësitë, mendoni që nesër e ardhmja juaj do të jetë më e mirë se kjo e sotmja. Ju uroj nga thellësia e zemrës shumë sukses. Dikush prej nesh i ka vënë qëllimin vetes ti shërbejë atdheut, sepse ju siguroj që ndjehesh krenar, ndjehesh mirë me veten, madje ndihesh dhe me sedër të përkëdhelur kur të tjerët të thonë faleminderit që na ke shërbyer”, u shpreh Kodheli.

Ministrja e mbrojtjes i bëri thirrje të rinjve që të japin maksimumin e tyre në momentin kur Shqipëria ka nevojë. Kodheli i këshilloi të rinjtë dhe të rejat të përpiqen për të bërë më së mirën e shoqërisë shqiptare.

Djemtë dhe vajzat tona që shërbejnë nën armë, dhe të japin maksimumin e tyre kur Shqipëria ka nevojë. E bëjnë këtë dhe jashtë kufijve të atdheut, duke rrezikuar jetën që është gjëja më e shtrenjtë për gjithsecilin prej nesh, e bëjnë këtë në emër të asaj që përfaqësojnë, e bëjnë këtë në emër të flamurit, e bëjnë këtë në emër të Shqipërisë, vendit tonë të dashur, të cilin duhet ta ruajnë nga çdo gjë që e bën pis. Do t’ia mbërrini të kapërceni disa vështirësi që do të gjeni sepse të qenit Forcë e Armatosur është gjithçka, por jo fushë me lule, por në fund do të ndiheni shumë mirë me veten”, përfundoi Kodheli.

Është zhvilluar sot ceremonia e përcjelljes për në Shkollën e Trupës në Bunavi të 300 kandidatëve fitues për t’u rekrutuar në Forcat e Armatosura.

Në këtë ceremoni ishte i pranishëm shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, drejtorë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm.

Më pas, 300 kandidatët fitues u nisën drejt Shkollës së Trupës së FA në Bunavi të Vlorës, ku do t’i nënshtrohen Stërvitjes Individuale Bazë, e cila zgjat 9 javë.
FA
 
Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen