Qendra Amerikane e Vëzhgimit për grupet ekstremiste, IntelCenter ka bërë publike një listë ku tregohen grupet xhihadiste në të gjithë botën që janë betuar për besnikëri ndaj shtetit Islamik ISIS dhe grupe të cilat e mbështesin atë. Sipas listës së nxjerrë nga kjo qendër janë të paktën 21 grupe xhihadiste në botë që janë betuar për besnikëri ndaj kreut të grupit të Shtetit Islamik (ISIS), Abou Bakr al-Bagdadit dhe 10 të tjerë i kanë premtuar atij mbështetje.

Ndërkohë që, Kreu i Daech-ut (akronim në arabisht i ISIS-it) bëri të ditur në fund të qershorit të vitit 2014, në qytetin irakian të Mosulit, se trupat e tij sapo kishin arritur krijimin e një kalifati islamik, që mori emrin ”kalifi Ibrahim”, duke i bërë thirrje të gjithë myslimanëve në botë ta besonin dhe t’i bindeshin atij.

Ndërkohë që janë dhjetra grupe kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj kalifatit, në një shtrirje gjeografike nga Algjeria në Indonezi janë rreth 31 lëvizje të vendosura nëpër botë, sipas Qendrës Amerikane të Vëzhgimit për grupet ekstremiste, IntelCenter.

”Këto 31 lëvizje kanë madhësi dhe rëndësi të ndryshme, disa janë të strukturuara mirë dhe kanë në dispozicion qindra, madje dhe mijëra luftëtarë, dhe disa të tjera sapo janë krijuar ose janë divizione të lëvizjeve xhihadiste të njohura”, vlerësojnë ekspertët.

Një ditë më vonë, një grup në Algjeri, batalioni ”Al Huda au Maghreb”, një tjetër në Sinai, Egjipt, ”Jamaat ansar Bait al-Maqdis” dhe një tjetër në Baalbeck, Liban, ”Liëa Ahrar al-Sunna” iu betuan për besnikëri shefit të ri, të ndjekur pas disa kohësh edhe nga 18 lëvizje të tjera, ndër të cilat ”Boko Haram” në Nigeri dhe ”Jund al-khilafah” në Tunizi.
 

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)