Turi i takimeve në kuadër të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, vijoi këtë herë në qyetin e Beratit. Në fjalën hapëse Ministri i Shtetit dhe Pushtetit Vendor, Ervin Demo, shprehu mirënjohjen për të gjithë socialistët që kanë kontribuar në rrugëtimin e këtyre 35-viteve të PS.
“Jemi mbledhur për të festuar 35-vjetorin e PS. Kur ky rrugëtim ka filluar para patjetër që idelaet për Shqipërin më të mirë ka qenë një busull orientimi për këtë forcë politike. Gjatë këtyre 35-viteve jemi mirënjohës për ato që kanë kontribuar në kohë të vështira.
Kjo parti që troket Shqipërinë më afër BE është bërë falë Edi Ramës që dita ditës ka arritur të modernizojë Shqipërinë . Me në krye Edi Ramën ne do ta vazhdojmë që ta transformojmë Shqipërinë më shumë se asnjëherë”, tha Demo.
Lajmi kryesor:
35-vjetori i PS/ Rama: Berati një nga shëmbëlltyrat më kuptmplota të transformimit! Dikur njerëzit tanë përndiqeshin me libër shtëpie










