17 kilometrat e rrugës Milot-Balldren do të kushtojnë 365 milionë euro. Ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi, ka ndarë në rrjetet sociale disa foto ku thuhet se rruga do të jetë e kategorisë A, me nga dy korsi qarkullimi dhe nga një korsi emergjence në secilin drejtim.
Gjurma do të jetë e re, kurse rruga ekzistuese do të kthehet në alternative. Konkretisht, gjurma e aksit fillon në nyjën e Milotit, ku do të lidhet me segmentet e tjera rrugore Milot-Thumanë-Kashar-Lekaj dhe me Rrugën e Kombit, dhe do të përfundojë në rrugën ekzistuese Tiranë –Shkodër, në Balldre.
Një tunel me gjatësi 850 metra dhe dy tuba do të ndërtohet mes Urës së Drinit dhe Balldrenit duke mundësuar anashkalimin e Lezhës.
Autostrada do të përfshijë ura, nyje lidhëse, pika shërbimi dhe për kalimin me pagesë, monitorim inteligjent.
Projekti pritet të përfundojë në fund të 2028-ës dhe është një nga segmentet më të rëndësishme të Korridorit Adriatiko-Jonian.
Fituesi i koncesionit 35-vjeçar për ndërtimin e autostradës së re Milot-Balldre me fond limit 364 milionë euro u shpall kompania “Salillari” me shoqëritë e tjera ALB TIEFBAU” sh.p.k., “ERALD-G” sh.p.k. dhe “InfraKonsult” sh.p.k.
Rruga do të ndërtohet plotësisht me fondet e privatit, ndërsa fitimi i kompanisë do të jetë nga tarifat e kalimit, pasi rruga të hapet për qarkullim.
Komente








Zgjidhja e projektit me autosraden gjurme te re shume mire
PërgjigjuNë Gjermani, ndërtimi i një kilometri autostradë kushton mesatarisht nga 6 deri në 27 milionë euro . Kostot aktuale të ndërtimit të rrugëve përbëjnë vetëm një pjesë të kësaj shume (afërsisht 4 deri në 6 milionë euro). Pjesa tjetër shpenzohet për planifikim, mbrojtje nga zhurma, ura, tunele dhe masa kompensuese.Kostot mund të ndryshojnë shumë dhe të rriten ndjeshëm:Ndërtim i ri i thjeshtë: afërsisht 6 deri në 10 milionë euro.
PërgjigjuPronari i “ERALD-G” sh.p.k. lavatrice parash te pista qe eshte ne mase arresti per grupin e Ilir Shtufit
Përgjigju