Bilanci/ 38 të vdekur nga aksidentet në dy muajt e parë të vitit, të plagosur rëndë 24 qytetarë

Një shtatë vjeçare u përplas nga një automjet teksa kalonte rrugën pranë Peshkëpisë në Vlorë. Si pasojë e plagëve të marra e mitura nuk mundi të mbijetonte. Në të njëjtën ditë në Tiranë u aksidentua një 60-vjeçare. Një kamion e përplasi të moshuarën në Astir dhe për pasojë humbi jetën.

Njëlloj si këto dy viktima të shkaktuara nga aksidentet rrugore, kanë humbur jetën edhe 36 persona të tjerë nga 1 janari i këtij viti, deri në datën 28 shkurt. Në total, në 59 ditët e para të vitit janë regjistruar 38 viktima në të gjithë vendin si pasojë e përplasjeve rrugore. Shifrat janë shqetësuese nëse krahasohen me dy muajt e parë të vitit 2020 kur kanë humbur jetën në rrugë në total 28 persona. Përgjatë kësaj periudhe të vitit 2021 janë regjistruar 10 vdekje me shumë, ndërsa si shkak kryesor vijon të mbetet shpejtësia tej normave të lejuara nga drejtuesit e mjeteve.

Burime nga Policia Rrugore bëjnë me dije për Report TV se në janar dhe shkurt janë regjistruar në total 248 aksidente, në të cilët janë aksidentuar rëndë 24 persona. Numri i të plagosurve lehtë si pasojë e aksidenteve në këta dy muaj është 262.

Fillimi i janarit dhe kryesisht ditët e fundit të muajit shkurt kanë regjistruar numrin më të lartë të aksidenteve. Situata përgjatë këtyre dy muajve ka qenë më e qetë kryesisht në gjysmën e dytë të muajit janar dhe gjysmën e parë të muajit shkurt. Pavarësisht mbylljes me bilanc negativ të këtyre dy muajve si shkak i aksidenteve, tre ditët e para të muajit mars kanë përgjakur rrugët. Dita e parë e muajit nisi me një aksident tragjik në Rrugën e Arbërit. Një 69-vjeçar po lëvizte në këmbë, në momentin që automjeti e ka goditur dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë