Nëse kishit bërë plane për këtë fundjavë, duke parë kohën e mirë që ka shoqëruar këtë javë, prisni sepse mund të hasni surpriza.

Fundjava, do të ketë surpriza pasi, do të ketë reshje shiu. Nga ditët me diell, në fundjavë do ju shoqërojnë reshjet e shiut.
 
Pritet shtim i vranësirave duke rrezikuar shira lokale të shtunën gjatë natës dhe ditën e diel.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në orët e mëngjesit që nga nesër dhe në vijim, por mesdita nuk do të ketë shumë ndryshim të tyre.

Fundjava sjell rënie të lehtë të temperaturave maksimale duke e rikthyer edhe për disa ditë të ftohtin karakteristik të stinës. Kështu që këshilla jonë për në fundjavë nëse vendosni të dilni është të mos harroni pa marrë çadrën.