'Ballisti',Rama-homologut kroat:
Kërkojmë zgjidhje të arsyeshme 

'Ballisti',Rama-homologut kroat:<br />Kërkojmë zgjidhje të arsyeshme 
Kryeministri Edi Rama vijon lobimin për lirimin e Ismail Morinës nga shtetit kroat. Gjatë takimit në Mal të Zi për Samitin e Kartës së Adriatikut, Rama ka zhvilluar një takim edhe me kryeministrin e Kroacisë, Plenkovic.
 
Shefi i qeverisë së Shqipërisë i ka shprehur shqetësimin homologut të tij për arrestimin e Ballistit dhe faktit që mund të ekstradohet në Serbi, duke i kërkuar një zgjidhje të arsyeshme.
 
Sipas Ramës, Plenkovic-it iu përcoll iu përcoll edhe ndjeshmëria e lartë e opinionit publik mbarëshqiptar për rastin e Ballist Morinës.
 
Në Mal të Zi me zv.Presidentin e SHBA, Mike Pence, dhe liderët e rajonit tonë për Samitin e Kartës së Adriatikut. Zv.shefi i Shtëpisë së Bardhë nënvizoi fort, interesin e Shteteve të Bashkuara për të forcuar bashkëpunimin me vendet e rajonit, si edhe domosdoshmërinë për të rritur ndërveprimin mes SHBA e vendeve të rajonit e po ashtu mes vetë vendeve të rajonit, në funksion të përballimit me sukses të sfidave të sigurisë, paqes e prosperitetit, në rajon e në Europë.
 
Takimet bilaterale me zv.Presidentin Pence, si edhe me liderët e tjerë të rajonit, patën rëndësinë e tyre të posaçme për rikonfirmimin e vullnetit për të ecur më tej përpara, të gjithë së bashku, në mbrojtje të interesave strategjike të popujve tanë.
 
Në takimin me Kryeministrin kroat, Plenkovic, u përcoll edhe ndjeshmëria e lartë e opinionit publik mbarëshqiptar për rastin e Ballist Morinës dhe u theksua nevoja për zgjidhjen më të arsyeshme të tij
”. 

Rrugët për të bllokuar ekstradimin në Serbi
Ismail Morina u ndalua një muaj më parë në Kroaci, teksa po tentonte që të kalonte për në Itali. Gjatë verifikimit nga organet e shtetit malazez u evidentua se Serbia kishte lëshuar një urdhër arresti për Morinën, pasi akuzohet për nxitje të urrejtjes mes dy vendeve me ngritjen e flamurit me Shqipërinë e Madhe në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë para 3 viteve në Beograd.
 
Gjykata e Dubrovnikut dha ‘dritën jeshile’ për ekstradimin e Ballistit në Serbi, por avokati e apeloi cështjen e cila tashmë ndodhet në Gjykatën e Lartë në pritje të vendimit, por Ismail Morina ka kërkuar azil politik, pasi i frikësohet gjykimit në Beograd.
 
Për vendimin e Gjykatës së Lartë duhet të presim pak muaj, por nëse konfirmon vendimin e Shkallës së Parë, sërish ka shpresë për të bllokuar ekstradimin, pasi fjalën e fundit do ta thotë ministri i Drejtësisë së Kroacisë.
 
Ndërsa qeveria shqiptare dhe FSHF vijojnë lobimin e fuqishëm për të ndaluar ekstradimin e Ismail Morinës në Serbi. 
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri