Kënga e reperit shqiptar Ghetto Geasy e titulluar “Berlusconi” ka gjetur pasqyrim edhe në mediat italiane.

“La Repubblica” e ka cilësuar këngëtarin shqiptar me origjinë nga Kosova si një nga reperët më të mirë në Shqipëri.

 Duke përshkruar në vija të përgjithshme tekstin e këngës “La Repubblica” vlerëson  këngën e Getoarit “Berlusconi” ku dhe thekson se videoja ka arritur miliona klikime.
 
"Sipas këngëtarit, luksi, para dhe pushteti janë tre tiparet karakteristike të “bosit” Berluskoni” shkruhet përveç të tjerash në artikullin e “La Repubblica”.

getoari
(Shkrimi i “La Repubblica” për këngën e Getoarit “Berlusconi”)

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)