Policia franceze ka arrestuar 4 persona, të cilët mendohet të kenë lidhje me Amedy Coulibaly, bashkëpunëtorin e sulmit në Charlie Hebdo dhe autorin e pengmarrjeve në supermarket.
Sipas burimeve në Prokurorinë franceze, mes të arrestuarve është edhe një oficere policie, e punësuar në shërbimet e inteligjencës.
Coulibaly, i cili ishte i lidhur me vëllezërit Kouachi, përgjegjës për sulmin në Charlie Hebdo, vrau 4 pengje në një supermaket në Paris dhe u vra më pas nga efektivët e policisë.
Coulibaly u ndihmua për të realizuar qëllimet e tij dashakeqe nga një tjetër person, i cili u arratis për në Siri menjëherë pas ngjarjes duke i shpëtuar kështu edhe ligjit. Agjentja e arrestuar informonte partneren e Coulibaly-t, por jo për shumë kohë pasi në Shkurt u pushua nga puna.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com