Piloti gjerman që shkaktoi përplasjen e avionit Germanwings në Alpet Franceze e kishte planifikuar më parë aksidentin fatal. Këto janë deklaratat e ish-të fejuarës së tij, e cila thotë se Andreas Lubitz e kishte shprehur këtë profeci më parë, ndërsa ishte zgjuar në makthe gjatë natës duke bërtitur “po biem poshtë”. Sipas stjuardesës 26-vjeçare të identifikuar vetëm si Mary W. Lubitz kërkonte që të bënte një akt në mënyrë që emri i tij të kujtohej përgjithmonë.
Ish-e dashura e tij ka rrëfyer për mediat gjermane se bashkë-piloti përgjegjës për rrëzimin e Airbus 320 ku humbën jetën 149 personat në bord, ishte një mjeshtër për fshehjen e mendimeve të tij të errëta dhe kjo gjë e frikësonte atë aq shumë sa kishte vendosur ta braktiste.
Këto zbulime tronditëse shtojnë peshë mbi pretendimet se piloti kishte fshehur gjendjen mjekësore për të cilën e kishin ndaluar atë të fluturonte.
Kontrollet e policisë në apartamentin e bashkëpilotit i cili përplasi qëllimisht avionin, zbuluan raportin mjekësor që tregonte se 27-vjeçari Lubitz nuk duhet të ishte në punë atë ditë, por ai e kishte fshehur këtë fakt nga kompania ajrore.
Investiguesit në zonë po zhvillojnë ende operacionin e kërkimit të trupave por sipas tyre deri më tani nuk kanë mundur të gjejnë asnjë trup të plotë. Zyrtarët thonë se kanë gjetur mbi 400 pjesë të ndara trupash që u përkasin 150 viktimave dhe për identifikimin e pjesëve të secilit ata kanë kërkuar të dhënat e ADN-ve të familjarëve
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.9%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 3356
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ndikimi i Trump në Shqipëri, Galdini: Presidenca e tij do u dalë shtrenjtë politikanëve tanë! SPAK do trokasë në dyert e tyre
14 Janar, 22:55
-
Biden pritet të heqë Kubën nga lista e vendeve që mbështesin terrorizmin
14 Janar, 22:35
-
Rama apo Berisha? Cilin politikan besojnë shqiptarët më shumë, sipas sondazhit të Institutit Republikan Amerikan
14 Janar, 22:22
-
Pretendimet territoriale të Trump, Tafani: Është biznesmen dhe nuk e njeh gjeo-politikën! Fitoi simpatinë e republikanëve kur tha se e zgjidh luftën për 24 orë
14 Janar, 22:07
-
Mero Baze: Baltosja e zgjedhjeve me votën e diasporës është i vetmi ngushëllim për Berishën
14 Janar, 22:01
-
'Me ardhjen e Trump, Ukraina do humbasë territore', Galdini: 40% i kalojnë Rusisë, pjesa tjetër në pushtetin e mafies dhe krimit
14 Janar, 21:58
-
Ish-drejtori i Policisë: Si i prishi Sali Berisha, provat e 21 janarit
14 Janar, 21:54
-
Seanca për konfirmimin e kandidatit të zotit Trump, për postin e Sekretarit të Mbrojtjes
14 Janar, 21:43
-
'Repolitix'/ Ardhja e Trump, Meçollari: Premtimet e tij, ende mediatike! Galdini: U hap 'Kutia e Pandorës', për rendin e ri botëror! Tafani: Ka synime imperialiste
14 Janar, 21:34
-
Ministri gjerman i mbrojtjes viziton Ukrainën në shenjë përkrahjeje
14 Janar, 21:26
-
Kryeministri i ri i Francës: Do rinegociojmë planin për të rritur moshën e pensionit
14 Janar, 21:15
-
Uashington, masa të rrepta sigurie për inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Trump
14 Janar, 21:02