TIRANE – Dëshmitari kyç, i cili mund të hidhte dritë mbi vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj shkurtin e vitit të kaluar, nuk është paraqitur në seancën e kësaj të mërkure kundër Arben Frrokut në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Ky fakt ka mjaftuar për Genc Gjokutajn, avokatin e të akuzuarit të vetëm të drejtësisë për ekzekutimin e Lamajt, për të deklaruar dyshimet për zhdukjen e dëshmitarit të konsideruar X-s me emrin e koduar Arben Ndoka.
Gjokutaj ka thënë se nuk ekziston fare një dëshmitar i tillë dhe ka kërkuar lirimin e të pandehurit Arben Frroku nga “arresti me burg” në një masë më të lehtë. Në fakt, seanca u parashikua me dyer të mbyllura për shkak se pritej dëshmia e dëshmitarit X.
Gjykata ka shtyrë në 10 shtator seancën për dëshminë e dëshmitarit X pasi sipas prokurorit nuk është saktësuar se me cilat gjenealitetedo të dalë në gjyq, të vërtetat apo për të ndryshuara. Ndërsa avokati Gjokutaj ka pretenduar se Drejtoria e Mbrojtjes së Dëshmitarëve ka humbur kontaktet me të dhe nuk ka dijeni për vendndodhjen
Më herët, dëshmitari Arben Ndoka kishte pretenduar se e ka parë Arben Frrokun në vendin e ngjarjes, mbrëmjen e 24 Shkurtit kur Dritan Lamaj u qëllua me armë teksa do të lëvizste me makinë pranë banesës së tij në kryeqytet.
Ekzektuimi ndaj kryekomisarit Dritan LamajPër vrasjen e shkurtit të vitit të kaluar është arrestuar dhe i pandehur biznesmeni Arben Frroku si hakmarrje për shkak të një konflikt me Lamajn për shkak të detyrës në një postbllok policie.
Ish-shefi i komisariatit numër 6 nëKombinat humbi jetën pasi u qëllua nga 12 plumba kallashnikovi, ndërsa ishte duke udhëtuar i vetëm në kryqëzimin e rrugës ‘Ibrahim Dervishi’ e ‘Petro Korçari’, me automjetin tip Lancia.
Biznesmeni Arben Frroku u arrestua më 25 Shkurt të 2013-ës në Selanik nga Policia greke si i dyshuari i drejtësisë shqiptare për këtë krim.
Frroku është ekstraduar në Shqipëri ku dhe po gjykohet nga Gjykata e Krimeve të rënda. Në seancat e zhvilluara nga tij, Frroku nuk e ka pranuar autorisinë mbi vrasjen e kryekomisarit Lamaj duke deklaruar se po mbahet në burg pa të drejtë. Ai është mbrojtur me argumentin se sipas tij, nuk ndodhej në Tiranë gjatë kohës kur ndodhi vrasja e Dritan Lamaj, por ka qenë në Elbasan, duke udhëtuar drejt Greqisë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqitparja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.2%
-
Jo
32.2%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 670
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Heqja e taksave për resortet me 4-5 yje, ‘Djathtas 1912’: Abuzim i mazhorancës afër 11 Majit, i shërben dhe favorizon një grup të vogël interesi!
22 Janar, 20:04
-
Kina përgatitet për një luftë të mundshme tregtare pasi presidenti Trump kërcënon të vendosë tarifa
22 Janar, 20:03
-
Australian Open/ Jannik Sinner i pamposhtur, fiton kundër De Minaur dhe gjen Shelton në gjysmëfinale
22 Janar, 19:57
-
VKM/ Trajnimi i rekrutëve të rinj të Ukrainës, 8 ushtarakë shqiptarë pjesë e misionit në Mbretërinë e Bashkuar
22 Janar, 19:47
-
‘Studio Live’/ Petraj: Berishën e shoh të shqetësuar, Meta rrezikon deri në 15 vite burg! Softa: Njerëzit të lodhur, duan drejtësi! SPAK po godet krimin e organizuar
22 Janar, 19:44
-
Itali/ Zjarr në një platformë nafte në det, roja bregdetare evakuon punëtorët (VIDEO)
22 Janar, 19:29
-
Softa: 21 Janari plagë e hapur, e kthyer në betejë politike! Të pyeten ata që kishin akses te serverat dhe të analizohen bisedat në radio
22 Janar, 19:21
-
Petraj për 21 Janarin: Berisha s’i shpëton dot përgjegjësisë, të gjithë do merren të pandehur! Të analizohen personat në audio, u rikuperuan pamje nga serverat! Pse qëlloi Garda?
22 Janar, 19:06
-
Zyrtare/ Mesfushori i Tiranës firmos te Bologna, kryeqytetasit arkëtojnë 250 mijë euro
22 Janar, 19:02
-
Anija ruse hyn në ujërat britanike, sekretari Mbrojtjes paralajmëron Putin: Ne ju shohim dhe e dimë se çfarë po bëni
22 Janar, 18:56
-
Fatos Çoçoli: Energjia sot dhe nesër
22 Janar, 18:53
-
VKM/ Qeveria miraton kriteret për parcelat e kultivimit dhe rritjes së kanabisit mjekësor
22 Janar, 18:41