TIRANË- Sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda është dëgjuar dëshmia e shumëpritur e Denis Shtrazës, i cili akuzohet se në bashkëpunim me Ervin Dalipajn, (i ekzekutuar në muajin Prill te ketij viti te mbikalimi i Sukthit), kanë vrarë në janar të vitit 2016, Gazmend Çollakun.
Denis Shtraza mohon të ketë dijeni mbi rrëmbimin e vrasjen e Gazmend Çollakut. Ai thotë se Gaz Çollakun e ka pasur shok burgu në vitin 2013 dhe se kanë jetuar si dy miq. Shtraza thotë se në kohën e zhdukjes së Gaz Çollakut ai ka qenë në Tiranë nën shoqërinë e një vajze me emrin Marsela.
Por sot trupi gjykues nuk u mjaftua vetëm me dëshminë e Denis Shtrazës
Në të dyja dëshmitë u fiksua elementi makinë dhe moria e madhe e aparateve celularë që u gjetën në automjetin e Ervin Dalipaj.
Shtraza tha se nuk mban kurrë telefon dhe ditën e rrëmbimit është takuar me Ervin Dalipajn në Tiranë. Të njëjtën gjë e ka pohuar dhe Dalipajn në dëshmin e tij para se të vritej.
Shtraza është i akuzuari i vetëm i mbetur gjallë në gjyqin për vrasjen e Gazmend Çollakut.
"Me Gazin ne burg banim Ramazan, kur dolëm pinim kafe në Durrës"
Shok për kokë dhe kurrsesi nuk do e vriste. Madje ata bahskë kishin agjëruar në burg në vitin 2013. Kështu e nisi sot rrëfimin para gjykatës Denis Shtraza duke treguar për njohjen me Gazmend Collakun i rrëmbyer e vrarë mizorisht në muajin Janar të vitit 2016.
“E kam njohur Gaz Çollakun në burg, ka qenë në vitin 2013. Kemi qenë në një sektor në burg, dhe aty kemi qëndruar si dy çuna durrsakë. Kemi mbajtur dhe Ramazan bashkë. Pasi dola nga burgu i kam çuar cigare në burg Gazmendit dhe ai kur ka dalë nga burgu jemi takuar disa herë në Durrës dhe kemi pirë kafe. I njoh familjen, të fejuarën të cilën e kam pasur në lagjen time. Ditën e rrëmbimit kam qenë në Durrës dhe kam udhëtuar në mesditë nga Durrësi me furgon në Tiranë, kam takuar një vajzë me emrin Marsela, në lagjen e 21 Dhjetorit. Kam pirë kafe në lokal të quajtur ‘Caza’, dhe aty kam takuar rastësisht dhe Ervin Dalipajn. Pasi jam larguar, i kam thënë takohemi pas 3 orësh dhe pastaj kam qëndruar me Marselën”.
Denis Shtraza nuk pranoi të thotë gjeneralitetet e plota të vajzës, pasi shprehet se ka frikë se mos pëson të njëjtin fat si Ervin Dalipaj.
“Kam frikë se do i ndodhë e njëjta gjë si Ervin Dalipajt që e vranë”.
Më tej Shtraza rrëfeu para trupit gjykues se lajmin për rrëmbimin e Çollakut e mësoi përmes televizorit, teksa ndodhej nën shoqërinë e Marselës. Ai gjithashtu thotë se vrasjen e mesoi 1 dite me vone.
“Pasi kam qëndruar 2 orë e gjysëm në shtëpinë e vajzës aty kam mësuar që është rrëmbyer Gaz Çollaku dhe pas 2 orë e gjysëm jam takuar Ervin Dalipaj jam takuar tek lokal ‘Caza’ dhe më pas kemi bërë një xhiro nëpër Tiranë me benz. Nga darka më ka thënë Ervin Dalipaj që të çoj unë në Durrës. Kemi ecur ngadalë se binte shi dhe kur arritëm në lagjen e shtëpisë sime, aty më ndali një patrullë policie dhe na ka kërkuar kartat e identitetit dhe në polici kemi dhënë deklaratat tona. Vetëm ditën e nesërme kemi mësuar se Gazmend Çollaku ishte vrarë”.
I pyetur për njollat e gjakut dhe një mori aparatesh telefonash në makinën e Ervin Dalipaj me të cilën udhëtoi drejt Durrësit, Denis Shtraza ka një version të vetin. Ai thotë që nuk ka dijeni për njollat e gjakut, ndërsa për telefonat shprehet se nuk e ka idenë pasi ai nuk i përdor këta të fundit.
“Nuk kam dijeni që ka pasur njolla gjaku në makinë se makinën e ka përdorur Ervin Dalipaj. As nuk kam dijeni për telefonat në makinën e Dalipaj, pasi unë nuk mbaj telefon personalisht”.
Disa herë gjatë dëshmisë, Denis Shtraza ka theksuar se, nuk ka pasur kurrë konflikt me Gaz Çollakun, madje nuk e ka akuzuar kurrë as për plagosjen që i është bërë personit të itj në vitin 2008.
“Theksoj se nuk kam pasur konflikt me Gaz Çollakun. Jam plagosur në vitin 2008 por nuk e kam akuzuar Gaz Çollakun se e ka bërë ai këtë”.
Lexohet edhe deshmia e Ervin Dalipaj (i vrare) dhene vitin e kaluar
Por sot trupi gjykues nuk u mjaftua vetëm me dëshminë e Denis Shtrazës. Në seancën e sotme tek Krimet e Rënda u lexua dhe dëshmia e Ervin Dalipaj, dhënë për prokurorët 1 vit para se të vritej.
Edhe Dalipaj pranon që ka takuar Shtrazën tek 21 Dhjetori, ndërsa numrin e madh të telefonave të gjetur në makinë ua adreson shokëve të tij. Dëshmia e Ervin Dalipaj u dha më 7 Janar, 2016.
“Kam qenë në Tiranë më 6 janar 2016. Në Tiranë kam qenë në një lokal tek zona e 21 dhjetorit dhe tek tregu elektrik. Kam qenë me disa shokë të mi. Kam takuar shokun tim Denis Shtraza dhe në mbrëmje vonë jemi kthyer në Durrës. Telefonat nuk e di se kush i ka pasi në makinë hipin shumë shokë dhe nuk e përcaktoj dot se kush i ka”.
Dalipaj është shpjeguar në dëshminë e tij dhe mbi radion e policisë dhe dokumentet e policit që iu gjetën në makinë.
“Radion e policisë e kam pasur unë kur kam qenë efektiv policie dhe është negzlizhencë e imja që nuk kam dorëzuar në kohën kur dorëzova detyrën. Por kështu e njëjta gjë dhe me dokumentin e policisë. Edhe atë duhet ta kisha dorëzuar”.
Pyetje-përgjigjet:
Prokurori:I pandehur, mund të na thoni para gjykatës a keni pasur njohje me shtetasin Gazmend ose Laert Çollaku?
Shtraza:Po e kam njohur?
Prokurori:Si e keni njohur, ku, në çfarë rrethana jeni njohur?
Shtraza:Jemi njohur në burg, kemi qënë në një sektor në burg. Aty jemi njohur si çuna Durrësi. Kemi shkuar mirë, madje kemi mbajtur dhe Ramazan bashkë, dhe komunikonim shpesh.
Prokurori:Në çfarë viti keni qënë në burg?
Shtraza:Ka qënë viti 2008
Prokurori:Po ju përse ishit në burg, çfarë kishit kryer?
Shtraza:Jam arrestuar për mbajtje pa lejë të një pistolete
Prokurori:Po i ndjeri Gazmend Çollaku?
Shtraza:Ka qënë për një plagosje që kishte kryer.
Prokurori:Po kur keni dalë nga burgu jeni takuar ndonjëherë me Gazmend Çollakun?
Shtraza:Kur kam dalë nga burgu i kam dërguar disa herë cigare në burg. Ishte çun i mirrë. Edhe kur ka dalë jashtë, përshëndeteshim gjithmonë, madje disa herë kemi pirë dhe kafe.
Prokurori:Çfarë bisedash bënit, të kishte shfaqur në këto biseda ndonjë problem, ndënjë sher që mund të kishte bërë gjatë kësaj kohe?
Shtraza:Biseda rutinë, të përditshme. Unë e njihja familjarisht.
Prokurori:Po me të fejuarën e Çollakut njiheni?
Shtraza:E njoh, pasi jetojmë në të njëjtën lagje. Vetëm kaq.
Prokurori:Ju vetë keni pasur ndonjëherë probleme me këtë shtetas?
Shtraza:Jo asnjëherë. Skam pasur konflikte me të…
Prokurori:Po me kë keni pasur konflikt në Durrës?
Shtraza:Me disa persona të tjerë, për të cilën unë jamë dënuar për plagosje.
Prokurori:Cilët persona?
Shtraza:Janë në vendimet e gjykatës emrat.
Prokurori:Ju vetë jeni plagosur ndonjëherë?
Shtraza:Po jam plagosur në vitin 2013.
Prokurori:Ku jeni plagosur, çfarë vendi, me çfarë mjeti?
Shtraza:Në Durrës. Isha duke pirë kafe dhe aty jam qëlluar me armë, pistoletë.
Prokurori:Kush ju ka qëlluar?
Shtraza:Nuk kam dijeni se kush.
Prokurori:Keni deklaruar në polici ose në prokurori apo vend tjetër se ju kishte plagosur Gazmend Çollaku
Shtraza:Jo fare. Nuk e kam akuzuar këtë. Ishte çun i mirë.
Prokurori:I pandehur kush ju ka vënë në dijeni për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut?
Shtraza: Askush nuk më ka vënë në dijeni. E kam parë në televizor.
Prokurori: Ju ku keni qënë kur është rrëmbyer Gazmend Çollaku?
Shtraza:Kam qënë në Tiranë…
Prokurori:Mund të na e tregoni para gjykatës intenerarin e lëvizjeve tuaja ditën e ngjarjes, pra të 6 janarit 2016.
Shtraza:Kam qënë në Durrës. Jam çuar nga gjumi rreth orës 11:00 dhe më pas kam dalë jashtë, nga shtëpia dhe kam shkuar tek berberi, jam qethur.Më pas kam pirë kafe tek një lokal në lagje, ku mbledhemi zakonisht. Aty kam qënë me një shok. Pasi kam mbaruar kafen, i kam thënë këtij shokut që do largohem pasi do shkoj Tiranë, pasi kam pak punë.
Prokurori:Në Tiranë me çfarë erdhët, me çfarë mjet transporti?
Shtraza:Me Furgon..
Prokurori:Dhe pastaj në çfarë ore keni shkuar në Tiranë, ku qëndruar dhe me kë u takuat?
Shtraza:Nuk më kujtohet saktësisht ora,por ka qënë pasdite. Mund të ketë qënë rreth 5:30 apo 6:00. Kam qëndruar tek Zogu i Zi dhe më pas kam shkuar në një lokal që quhet “Caza” tek “21 dhjetori”.
Prokurori:Po këtu kë person keni takuar?
Shtraza: Kam takuar një shoqen time
Prokurori:Si e ka emrin vajzë?
Shtraza:Nuk munda ta tregoj
Prokurori:Mund tja thoni vetëm emrin para gjykatës?
Shtraza:Marsela
Prokurori:Po mbiemrin?
Shtraza:Nuk mund ta tregoj…
Ndërhyn avokati: Zotrinj gjyqtarë, nuk mund ti përgjigjemi kësaj pyetje që bën prokurori. Vajza është dëshmitare dhe është pranuar si e tillë nga kjo gjykatë, ndaj që prokurorit ska pse i duhen të gjitha të dhënat të kësaj vajze.Çështja është sensitive, këtij vllai i iku për azil, një fëmijë e kam me plumb në kokë, ai tjetri u vra, tani mos çojmë situatën deri këtu.
Gjykata: Prokuror ju kujtojmë se sipas ligjit i pandehuri nuk e ka të detyrueshme ti përgjigjet të gjitha pyetjeve që ju bëni…
Prokurori:Pyetja ishte për të mësuar të dhënat dhe ta pyesim, të bëjmë verifikim për hir të gjykimit
Gjykata:Personi është në listën e dëshmitrëve që do të pyeten në këtë gjykatë, ndaj që vijoni me pyetje të tjera.
Prokurori:Sa kohë keni qëndruar me këtë vajzë në lokal?
Shtraza:S’më kujtohet saktë.
Prokurori:Po tjetër person keni takuar në lokal?
Shtraza:Kam takuar një shokun tim Ervin Dalipaj.
Prokurori:Atë ditë ju me Dalipaj kishit lënë takim?
Shtraza:Jo ka qënë takim rastësor. Dhe ai u habit kur më pa aty.
Prokurori:Çfarë biseduat me shtetasin Dalipaj dhe me kë ishte ky person në lokal?
Shtraza:Ai ka qënë me disa shokë në tavolinë. Unë nuk njihja asnjërin prej tyre. Ka takuar Ervinin, kemi biseduar përse kasha ardhur në Tiranë dhe i kam thënë që kisha takuar një shoqe.Më tha sa do qëndrosh në Tiranë, dhe i kam thënë nja dy orë. Ok më tha kur të mbarosh pas dy orësh takohemi sërisht këtu, tek i njëjti lakal tek zona e “21 dhjetorit”.
Prokurori:Pasi bërë këtë bisedë me Dalipaj, ku shkove më pas?
Shtraza:Kam shkuar tek shtëpia e shoqes dhe aty kam qëndruar.
Prokurori:Sa larg ishte shtëpia e shoqesh me lokalin?
Shtraza:Rreth 5 minuta në këmbë
Prokurori:Sa keni qëndruar në shtëpi?
Shtraza:Rreth dy orë e gjysëm kam qëndruar… s’më kujtohet mirë. Aty kam mësuar nga televizori që ishte rrëmbyer Gazmendi
Prokurori:Çfarë ore ka qënë kur e keni parë këtë lajm?
Shtraza:S’më kujtohet mirë, por rreth orës 7:00 apo 7:30.
Prokurori:Kur jeni larguar nga shtëpi vetëm apo me shoqen jeni larguar?
Shtraza:Vetëm kam dalë nga banesa
Prokurori:Ku keni shkuar pasi u larguat?
Shtraza:Ika tek lokali, ku e kisha lënë të takohesha me Ervin Dalipaj.
Prokurori:Me këtë shtetas si jeni njohur dhe ku?
Shtraza:Jam njohur në Durrës në plazh. Unë kisha një plazh privat me shezllone dhe qëndroja aty gjatë muajve të verës. Dalipaj vinte shpesh me familjen dhe aty jemi njohur…
Prokurori:Në çfarë ore jeni takuar me Dalipaj tek lokali, e kujtoni?
Shtraza:Ka qënë ora rreth 11:00 ose 11:30 i natës. Se mbaj mend saktësisht.
Prokurori:Pasi jeni takuar çfare keni bërë?
Shtraza:Qëndruam pak tek lokali “Caza” dhe më pas kemi hipur në makinën foristradë Benz të Dalipajt. Kemi bërë disa xhiro rreth e qark asaj zonës dhe më pas më ka thënë që do të më çonte në Durrës, pasi binte shumë shi, dhe furgona të linjës Tiranë-Durrës nuk kishte më.
Prokurori:Keni ikur në Durrës me çfarë makine, e kujton tipin, ngjyrën, targat?
Shtraza:S’më kujtohet saktësisht targat, por foristrada Benz-Mercedes.Madje kemi ecur ngadalë pasi binte shumë shi atë natë.
Prokurori:Kur shkuat në Durrës, bëtë sërisht xhiro, takuat ndonjë person tjetër?
Shtraza:Jo
Prokurori:Po policia e Durrësit kur ju ka ndaluar?
Shtraza:Na ka ndaluar 100 metra para se të shkoja në shtëpi. Ishte një patrullë policie dhe jemi shkëmbyer me të,pak me vështirësi pasi ishte dhe rruga e ngushtë. Na thanë ku po shkonim,… i thamë në shtëpi. Na morën kartat e identitetit dhe na thanë që të vinim me ta në drejtorinë e Policisë së Durrësit për verifikim.
Prokurori:Në polici keni dhënë deklarime për këtë ngjarje?
Shtraza:Kam dhënë, por disa gjëra aty janë shkruar gabim dhe skanë asnjë lidhje.
Prokurori:Për shembull kush gjëra?
Shtraza:Po orari dhe disa detaje të tjera.
Prokurori:Po vrasjen e Gazmend Çollakut kur e keni mësuar?
Shtraza:Të nesërmen në datën 7 janar 2016, kur kam qënë në polici.
Prokurori:Keni qënë prezent kur është bërë kontrolli i parë i makinës së Dalipajt?
Shtraza:Po kam qënë
Prokurori:Aty janë sekuestruar disa telefona, të kujt kanë qënë këta telefona?
Shtraza:Nuk e di. Unë personalisht nuk mbaj asnjëherë telefon me vete. Aty asnjë telefon ska qënë i imi.
Prokurori:Dini gjë që gjaku i gjetur në makinë ishte i Gazmend Çollakut?
Avokatët:Kundërshtojmë pyetjen e prokurorit, pasi për këtë ka analizë AND-je
Prokurori:Jeni në dijeni të ndonjë konflikti mes Dalipajt dhe Çollakut?
Shtraza:Jo skam asnjë dijeni.
Ervin Dalipaj u vra ditën e gjyqit ku do deshmonte për vrasjen e Gazmend Çollakut
Ervin Dalipaj është vrarë në mesditën e 25 Prillit te ketij viti afërisht me orën 12.30 minuta kohë në të cilën në Gjykatën e Krimeve të Rënda ndaj tij u zhvillua seanca e 9-të në mungesë.
I pranishëm në gjyq ishte vetëm Denis Shtraza i cili edhe më parë ka mohuar akuzat për përfshirjen në rrëmbimin dhe ekzekutimin e Gazmend Collakut.
Vetë Dalipaj i vënë në akuzë, para pak kohësh me anë të mediave kishte mohuar akuzën e vrasjes së Collakut dhe deklaronte 1 vit më parë se nuk dorëzohej para drejtësisë pasi kishte frikë se procesi ndaj tij ishte i fabrikuar.
Prokuroria: Gaz Çollakun e vranë Denis Shtraza dhe Ervin Dalipaj
Prokuroria për Krime të Rënda teksa mbylli hetimet akuzon Denis Shtrazen e Ervin dalipajn se së bashku me dy persona të tjerë ende të paidentifikuar, në 06.0.2016 kanë rrëmbyer dhe vrarë shtetasin Gazmend (Laert) Çollaku.
Në dosjen e Prokurorisë për Krime të Rënda thuhet se:
– midis shtetasve Denzi Shtraza dhe Laert Çollaku egziston një konflikt, pasi ka dyshime se ky i fundit ka tentuar të vrasë Denizin në vitin 2013;
– dy shtetasit nën hetim Ervin Dalipaj dhe Deniz Shtraza janë shoqëruar nga policia vetëm 3-4 orë pas rrëmbimit dhe vrasjes së shtetasit Lart Çollaku me mjejtin tip Benz Ml, me ngjyre te zeze me targa AA671MZ, në pronësi të Ervinit, ku janë gjetur gjurmë gjaku të njëjta me ato që janë gjetur në vendngjarje dhe në rrobat e viktimës;
– ky mjet në datën 06/01/2016 është përdorur vetëm nga shtetasi nën hetim Ervin Dalipaj dhe në orët e pasdites dhe mbrëmjes së kësaj ditë kanë qenë vetëm me shtetasin nën hetim Deniz Shtraza;
– të dy shtetasit nën hetim pranojnë që gjatë datës 06/01/2016 në orët e pasdites dhe mbrëmjes kanë qëndruar së bashku por në deklarimet e tyre kanë kontradita të qarta dhe të shumta lidhur me oraret e takimit dhe lëvizjes, vendet e ku kanë shkuar dhe me cilët janë takuar në Tiranë, të paarsyeshme për veprime të kryera vetëm disa orë para deklarimit;
– të dy shtetasit nën hetim deklarojnë se nuk kanë asnjë dijeni se të kujt janë 9 aparatet celularë të gjendur në mjetin e Ervinit, ne xhepin e derës së pasagjerit ku ka qenë duke qëndruar Denizi;
rezulton i provuar fakti se në bagazhin e mjetit në pronësi të shtetasit nën hetim Ervin Dalipaj ku ka qenë të paktën dhe shtetasi nën hetim Deniz Shtraza është vendosur dhe më pas është vrarë shtetasi Lart Çollaku.
Pra rezultoi e provuar se shtetasit nën hetim Ervin Dalipaj dhe Deniz Shtraza në bashkëpunim midis tyre dhe në bashkëpunim dhe me dy persona të tjerë, ende të paidentifikuar, kanë rrëmbyer shtetasin Laert (Gazmend) Çollaku, e kanë lidhur në këmbë dhe duar me fasheta të zeza, e kanë transportuar si fillim me një mjet tip Audi, per ne fshatin Murqin te Krujes dhe e kanë vrarë me armë zjarri, duke konsumuar në këtë mënyrë veprën penale të “Rrembimin ose mbajtjen peng te personit“ e paraprirë ose e shoqëruar me tortura fizikike dhe kur është shkaktuar vdekja e tij”, e kryer ne bashkëpunim dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake”.
Po ashtu shtetasit nën hetim Ervin Dalipaj në datën 06/01/2016 reth orës 23 :40 kur është shoqëruar nga Policia e Durrësit i është gjetur dhe sekuestruar një një dokument me nr. xxxxx i lëshuar nga Drejtoria e Policisë Tiranë dhe një stemë metalike me mbishkrimin « Policia » të cilat i mbante pa lejen e organeve kompetente. Ky shtetas ka qenë punonjës i policisë nga viti 2000 deri në vitin 2012 kur është liruar. Në këtë mënyrë ka konsumuar veprën penale të «Mbajtjes pa të drejtë të uniformës».
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO