24 orë nga pafajësia që Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda dha për “Hakmarrjen për Drejtësi” Këshilli i Lartë i Drejtësisë nis hetimin e gjyqtarëve të cilët firmosën pafajësinë.
Në njoftimin e saj KLD bënë me dije se me kërkesë të Presidentit të republikës i cili njëherazi është dhe kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë është kërkuar nga Inspektoriati i KLD-s të nis hetimin për gjyqtarët.
"Nga shqyrtimi paraprak i ngjarjes së transmetuar dhe nga shqetësimi i ngritur nga Presidenti i Republikës, njëherazi kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, u konstatua se ka vend që Inspektorati i KLD-së, të verifikojë veprimtarinë gjyqësore të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë, Alaudin Malaj, Artur Kalaja, Stavri Kallço, Sotiraq Lubonja dhe Etleva Temo, për akte dhe sjellje që diskreditojnë rëndë figurën e gjyqtarit në funksion të zgjidhjes së parregullt të një çështjeje gjyqësore penale" bënë me dije KLD.
Më tej ajo sqaron se me anë të këtij hetimi duhet të sqarohet “nëse gjyqtarët që kanë gjykuar çështjen penale në fjalë: haptazi nuk i janë referuar ligjit ose fakteve për shkak të pakujdesisë së rëndë ose dashjes; apo në mënyrë të pajustifikuar, kanë kryer akte dhe sjellje të papërshtatshme gjatë ushtrimit të detyrës ose jashtë saj, që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit ose që dëmtojnë rëndë besimin e publikut në sistemin gjyqësor”.
Një ditë më parë trupa gjyqësore e kryesuar nga relatori Alaudin Malaj vendosi të shpall të pafajshëm pas më shumë se 20 vitesh procese gjyqësore 10 të pandehurit e kësaj organizate mes tyre Orik Shytin e Altin Arapin të dënuar me burgim të përjetshëm.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO