FIER - "Jam i pafajshëm. Nuk kam vrarë asnjë njeri". Kjo deklaratë nuk e ka bindur Gjykatën e Fierit, ndaj ka vendosur të çojë në qelinë e paraburgimit 37-vjeçarin Skënder Krasniqi të akuzuar për vrasjen e një të moshuari disa ditë më parë në këtë qytet.
"Jam në rregull me veten time, unë nuk isha në dijeni as të nënë sime, as për diçka tjetër. Nuk e kam vrarë unë dhe nuk di gjë për këtë, nuk e kam takuar asnjëherë viktimën", - është shprehur Krasniqi i pyetur nga hetuesit për vrasjen e 82-vjeçarit Novruz Likometaj i cili u gjet i pajetë i mbështjellë me çarçaf në një kazan mbeturinash.

Skender Krasniqi ne gjyq
Nga hetimet paraprake dyshohet se kjo vrasje të jetë bërë pasi i moshuari i ngacmonte nënën autorit të dyshuar, por ai mohon që të ketë pasur dijeni për diçka të tillë.
Edhe Kujtim Karsniqini shpreh bindjen se vëllai i tij nuk e ka bërë këtë krim pasi thotë se ka qenë në shtëpi në momentin kur thuhet se ndodhi vrasja e të moshuarit. Duke ju referuar përmasave trupore të vëllait të tij që e cilëson si "5 kile njeri", pra jo shumë të shëndetshëm, Kujtimi thotë se Skënderi nuk kishte mundësi ta vriste dhe ta ngrinte për të hedhur në kosh 82-vjeçarin. Ai akuzon më tej blutë e Fierit se kanë ushtruar dhunë ndaj tij në momentin kur është shoqëruar për tu pyetur për ngjarjen.

Kujtim Krasniqi vëllai Skënderit
"E di shumë mirë e kanë rrahur, më kanë rrahur edhe mua me shkop gome, më kanë mbajtur brenda 12 orë. Ai ka qenë në shtëpi. Unë s'e di fare për ngacmim me nënën tim. Ai 5 kile njeri e paska vrarë, e paska ngritur dhe e ka hedhur tek koshi, ai 5 kile, që është kaq? Shikoni çfarë më kanë bërë mua, ata nuk dinin gjë për çfarë më kishin marrë, kishin mësuar një llaf e thonin vetëm:Trego. Më kanë ngrirë", - thotë Kujtim Krasniqi.

(Dhuna qe Kujtim Krasniqi pretendon se ka ushtruar policia)
Avokati i Krasniqit u shpreh se nuk ka prova që e përfshijnë klientin e tij në këtë krim. Por gjykatësja e çështjes Arta Duka ka marrë parasysh kërkesën e prokurorit Erind Riovica dhe caktoi masën e sigurisë të "arrestit me burg" ndaj 37-vjeçarit.
Ngjarja ndodhi të dielën e kaluar në lagjen "8 shkurti", ku Likometaj, ish-kreu i Sindikatës së Transportit në Fier u gjet i masakruar në një kazan plehrash pranë banesës ku jetonte.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO