Një Gjykatë në Los Anxhelosit të hënën urdhëroi kompaninë gjigante të produkteve higjenike, “Johnson’s Baby”, që ti paguajë 417 milionë dollarë një grua të shtruar në spital, e cila pretendonte se pudra për fëmijë shkakton kancer ovarian kur aplikohet rregullisht për higjienën femërore.

Padinë e paraqitur nga gruaja e Kalifornisë, Eva Echeverria, e cila pretendoi se “Johnson’s Baby”, nuk arriti të paralajmërojë konsumatorët rreth rreziqeve potenciale të kancerit të pluhurit.

Ajo përdori pudrën e fëmijëve, të prodhuar nga kompania, çdo ditë duke filluar nga vitet 1950 deri në vitin 2016 dhe u diagnostikua me kancer ovarian në vitin 2007, sipas dokumenteve të gjykatës.

Avokati i Echeverria, Mark Robinson, tha se klientja e tij po trajtohet për kancer në një spital të SHBA-ve, dhe se shpreson që vendimi i gjykatës të detyrojë “Johnson’s Baby”, të vendosë paralajmërime shtesë në produktet e saj.

"Znj Echeverria po vdes nga ky kancer ovarian dhe ajo më tha se gjithçka që donte të bënte ishte të ndihmonte gratë e tjera anembanë vendit që kishin kancer ovarian për shkak të përdorimit të “Johnson’s Baby”,  për 20 apo 30 vjet me radhë", tha Robinson.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com