'Kërcënimi' Rama: Qeveria nuk
ka ndërhyrë,s'ka kandidat të PS

'Kërcënimi' Rama: Qeveria nuk<br />ka ndërhyrë,s'ka kandidat të PS
Dita e sotme është heshtje zgjedhore për kandidatët për rektorë, por kryeministri Rama gjatë përurimit të pjesës së re të korpusit qendror të Universitetit Politeknik të Tiranës, ka shprehur qëndrimin e qeverisë. Rama tha se Qeveria dhe partia që ai drejton “nuk ka ndërhyrë në asnjë moment në proces”. 

Në fjalën e tij Rama mohoi kategorikisht të ketë anëtë të PS si kandidat për rektor.

"Nuk ka kandidat të PS në asnjë nga garat  që zhvillohen në të gjithë rruzullin e botës universitare shqiptare. Janë kandidat të universitetit të Fakultetit që përfaqësojnë vetveten. Të gjithë janë të barabartë në këndëvështriumin tonë. E Drejta e tyre të zgjedhin por të kenë parasysh që spo zgjedhin deputet as politikan por njerëz që do cojnë përpara gjithë procesin e transformimit të brendshëm të Universitetit.Transformimi smund të jetë më fasadë sic ka qënë"-tha Rama

Ministrja Nikolla: Drejtësia po merret me ata që kërcënuan Konin.
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla tha mesditën e sotme se Qeveria dhe ministria e Arsimit është e vendosur për të larguar politikën nga Arsimi. Nga ana tjetër ajo vlerësoi procesin e zgjedhjeve si të parin ku qeveria e politika nuk ndërhyri. Ministrja foli edhe për rastin e kërcënimit të kandidatit për rektor në UT, Mynyr Koni, ndërsa shtoi se personat që guxuan janë tani në dorën e drejtësisë.

“Përgjigjja jonë është jemi të vendosur për të larguar politikën nga Arsimi, për ta larguar Qeverinë nga universitetet.Sot është dita e heshtjes zgjedhore në respekt të saj dua të bëj disa reflektime për fidat e përbashkëta në këtë rrugëtim. Si çdo garë edhe kjo ka pasur sfidat e veta, secili prej jush jeni përballur me to. Unë kujtoj sfidat e mia. Kam marrë shumë telefonata se pse Edi Rama, unë dhe PS po i lëmë zgjedhjet në rrjedhën e tyre të lirë, pse qeveria nuk ndërhyri për të zëvendësuar rektorët. Ne nuk ndërhymë se jemi të vendosur ta largojmë politikën nga arsimi. Kjo është gara më model që do të impaktojë nesër edhe shoqërinë shqiptare. Qeveria kritikohet se nuk ndërhyri në zgjedhjet universitare, nuk pati asnjë ndryshim të rregullores, ka zero ankimime apo parregullsi, por ne nuk bëjmë sikur nuk pamë e dëgjuam, sikur nuk komunikojmë me çdo problematikë. Vetëm 3 ditë më parë një ngjarje e shëmtuar u bë fakt në komunikimin tonë. Falë ndërhyrjes së qeverisë shqiptare, ministrisë së Brendshme, drejtësia po vendos për ata që guxuan të cënonin autoritetet e sistemit arsimor. Detyra jonë është të vijojmë garën që do finalizohet me zgjedhje të ndershme nesër. Përmbylleni këtë garë model me sukses. Kjo është gara e parë ku qeveria dhe politika nuk ndërhyri”., deklaroi ministrja para studentëve.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)