Ministria e Arsimit njofton për procesin zgjedhor në universitete: Rektor Koni ka zhgënjyer, të tregohet bashkëpunues

Ministria e Arsimit me anë të një letre ka vënë në dijeni presidentin Meta dhe kryeministrit Rama mbi ecurinë e procesit të zgjedhjeve në universitete, që zhvillohen me 30 korrik. Ajo i vlerëson përgatitjet e procesit zgjedhor si brenda ligjit dhe për këtë arsye duhet të vijojnë, ndërkohë që i kërkon rektorit Mynyr Koni, të jetë bashkëpunues, pasi deri më tani ka ndodhur e kundërta.

Ministria e Arsimit i thotë Konit se në vijim nuk duhet të zhgënjejë më dhe të japë kontributin e tij për këto zgjedhje. Deri pak ditë më parë Koni ishte protagonist edhe i përplasjes me dekanin e Ekonomisë Dhori Kule, për diplomat e këtij fakulteti.

"I nderuar Z. Koni,

Ne daten 14.01.2020, kam miratuar urdhrin nr.8, per procesin zgjedhor te autoriteteve dhe organeve drejtuese ne institucionet publike te arsimit te larte, per arsye te perfundimit te mandatit te drejtuesve te tyre me date 26.05.2020.

Ne urdher jane shprehur qartesisht, data e zgjedhjeve dhe detyrimi qe kandidatet per autoritete drejtuese dhe per anetare te organeve drejtuese ne Institucionet e Arsimit te Larte (IAL) publike te kryenin procesin e verifikimit te ligjshmerise se fltimit te grades shkencore dhe titullit akademik, perfshire kontrollin antiplagjiature. Si? jeni ne dijeni Z. Koni, permes Qendres Nderinstitucionale te Rijetit Akademik Shqiptar (RASH), kemi siguruar platformen antiplagjiature per 9do IAL, ne menyre qe Keshillat e Etikes te kontrollojne integritetin akademik te kandidateve per autoritetet dhe organet drejtuese, si hapi i pare drejt realizimit te pjeses se Paktit per Universitetin qe synon sherimin e kerkimit shkencor nga plagjiatura dhe rrjedhimisht permiresimin e metejshem te arsimit te larte.

Kjo do te thote qe, ju menjehere pas daljes se urdhrit ne janar 2020, keni qene te detyruar te themeloni Komisionin Institucional te Zgjedhjeve (KIZ) dhe Keshillin e Etikes, per te patur mundesine kandidatet te kryenin kontrollin e ligjshmerise dhe ate antiplagjiature. Me sa jam e informuar, ju keto institucione nuk i keni themeluar.

Per shkak te pandemise s<COVID-19,5, me kerkese te rektoreve u detyruam ta shtyjme dy here daten e zgjedhjeve. Ju rikujtoj permbajtjen e urdhrit nr. 108, date 8.5.2020, qe ngarkon IAL-te publike te vijojne me pergatitjen e zgjedhjeve, me qellim zhvillimin e tyre menjehere pas percaktimit te dates se zgjedhjeve. IAL-te e tjera publike kishin themeluar KIZ-et dhe ishin gati per zgjedhje ne ?do moment, ndersa ju nuk i kishit themeluar. Rrjedhimisht, KIZ-i ekzistues ne UT ka vijuar punen per 馆 pgrgatitur zgjedhjet. Mandati i anetareve 仿 KIZ eshte po aq i vlefshem sa dhe mandati juaj, teka proceset normale zgjedhore nuk mund te mbeten peng i perpjekjeve tuaja te vazhdueshme per te krijuar tensione ne UT.

Perseri me kerkese te rektoreve, por kesaj radhe edhe te dekaneve, pedagogeve dhe studenteve, na u kerkua te shpallim zgjedhjet sa me pare, menjehere pas perfundimit te gjendjes se jashtezakonshme. Autoritetet drejtuese shprehen shqetesimin e tyre real per pamundesine e vijimit te punes me mandate te perflmduara. Duke marre parasysh qe sa u perket zgjedhjeve, Ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinise vetem jeteson fiymen dhe vullnetin e trupes zgjedhore ne IAL-te publike, shpallem daten 30.07.2020, si daten e re te zgjedhjeve per autoritetet dhe organet drejtuese ne IAL.

Rifillimi i veprimtarise se transportit publik ne te gjithe territorin ne korrik, mundeson studentet dhe pedagoget te marrin pjese ne procesin zgjedhor. Ndersa zhvillimi i pandemise rrezikon fillimin e vitit akademik ne vjeshte, qe do te thote se vjeshta mund te mos jete opsion i pershtatshem per zhvillimin e zgjedhjeve. Keshtu qe ne kete pike, miratova kerkesen e rektoreve per zgjedhje me 30 korrik 2020 ne menyre qe te sigurohet vijimi normal te punes se autoriteteve dhe organeve drejtuese te IAL-ve publike.

Ne kohe krizash, si kjo e pandemise 4400\^10-19,,5 njerezit behen bashke dhe perpiqen te tejkalojne situatat e veshtira, duke ndihmuar njeri-tjetrin. Ju me keni zhgenjyer gjithmone me priijen per te mos bashkepunuar dhe per krijimin e situatave problematike ne institucion.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinise, si institucion qe veriflkon ligjshmerine e procesit zgjedhor ne IAL-te publike, deri tani vlereson se veprimet pergatitore per zhvillimin e procesit zgjedhor, kane qene plotesisht brenda parashikimeve ligjore dhe si te tilla duhet te vazhdojne deri ne perfundim te procesit zgjedhor,"-thuhet në letrën e Ministrisë së Arsimit.

 

 

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale