Tiranë- Këtë të premte kanë reaguar ambjentalistët për ndertimin e 5 pallateve me 17 kate në zonën e nën digë pranë liqenit artificial. Një ditë më parë A1 Report denoncoj këtë projekt nderitmi në zonën buferike ku nuk lejohen nderitmet , pasi zona është e brishtë dhe duhet të jetë hapësirë e gjelber dhe çlodhese për gjithë qytetarët.

Një ditë pas denoncimit të A1 Report të ndertmit të 5 pallateve me 17 kate mbi tokë nën basenin e diges pranë liqenit artificial reagojnë edhe ambjetalistet. Sipas tyre, në zonat buferike nuk lejohen nderitmet, ndersa Bashkia e Tiranës bie në kundershtim me ligjet.


“Ky plan urban i 2013 e ka simbolizuar këtë zonë si të paprekur, ndersa në një vendim tjeter duket sikur ka edhe ndertime deri në 9 kate. Kjo quhet zonë buferike, zonë tampon dhe zonat tampon nuk janë as liqene, as parqe por as ndërtime, kjo bie në kundërshitm edhe me një ligj tjetër që në zonat buferike nuk lejohen nderitmet. Zona të tilla të brishta me biodiversitet të lartë kerkohen të miratohen jo nga grupe teknike të bashkisë, por të mbrohen nga Këshilli Bashkiak dhe nga KRTRSH” – ka deklaruar për mediat Sazan Guri, ambjentalist në kryeqytet.

Sipas ambjentalisteve gjithcka bëhet për të perfituar nga biodiversiteti që ka zona, pasi një apartament në këtë zonë shitet me 3-4 mijë euro meter katrori, nderkohë që kjo zonë duhet të jetë për të gjithë qytetarët hapësirë publike dhe e gjelbër.

“Gjithë kjo hapësirë e ndertuar kerkon që kjo hapesirë publike të ngelet hapësirë e gjelbër, hapësirë për një luna-park, hapësirë për lodera femijësh , hapësirë për shlodhje, zonë kreative, dhe jo të përfitohet nga biodiversiteti i larë që ka zona për shitjen e apartamenteve me 3-4 mijë euro metër katrori.”- tha më tej z. Sazan Guri.

Sipas projektit në këtë zonë parashikohen pesë subjekte ndertimi dhe sherbimi me 17 kate, me nga tre kate parkimi dhe sherbime të ndryshmëe nëntokë.