Dhe ku me këtë financim për lobim përfshihet dhe një foto me presidentin amerikan Donald Trump. Erion Braçe thotë se kjo është një ngjarje e rëndë që del në dritë veçanërisht në prag të çeljes së negociatave me BE-në. Ai thekson se Basha kishte planifikuar të vinte në pushtet me paratë, ndërsa kërkon hetim të thellë për këtë çështje.
Reagimi i plotë:
C’pune ke me rusët Lulzim?
Mendove se e verteta ishte varrosur!
Je gabuar aq shume sa nuk ta merr mendja.
Nuk ka te vertete qe varroset Lulzim!
E verteta luftohet- nuk ka gje me te rrezikshme se e Vërteta, por ajo mbijeton.
JA KU ESHTE NE DRITE TE DIELLIT!
Parate e rusëve per pushtetin tend.
Eshte e rende Lulzim,
vecanerisht per nje vend anetar te NATO-s dhe ne prag te çeljes se negociatave me BE-ne. Tani u be boll! Tani eshte e qarte beteja jote per te ndalur çeljen e negociatave te Shqiperise sone! Tani duhet hetim per parate tuaja, per parate e Partise Demokratike!
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com





