'Mbetjet',Ahmetaj i kthehet ashpër
Bashës:Zor të shpëtosh këtë radhë!

'Mbetjet',Ahmetaj i kthehet ashpër<br />Bashës:Zor të shpëtosh këtë radhë!<br>
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, i është përgjigjur në kohë rekord kreut të PD, Lulzim Basha, i cili tha sot se pronarët e kompanive për projektet e inceneratorëve janë kryeministri Edi Rama dhe ministri Ahmetaj, duke përmendur dhe shumën 40 milionë euro (të reja) që shkojnë çdo vit për këto kompani.

Duke shprehur keqardhje të thellë për Bashën, Ahmetaj deklaron se ai ka një raport shumë problematik me realitetin dhe sidomos me shifrat.

Ministri i kujton Bashës akuzat për lobimin 1 milion USD në SHBA, që sipas tij, vetëm kreu demokrat e di nga burojnë, por që nuk flet. Më tej, Ahmetaj sqaron çfarë do ndodhë me inceneratorët, duke shtuar se më në fund qytetet do të shpëtojnë prej helmeve të plehrave që qeveria e vjetër e Lulzimit i la të digjen në rrugë.

Deklarata e plotë e Arben Ahmetajt:
Keqardhje e thelle per kryetarin e Partise Demokratike qe ka nje raport shume problematik me realitetin dhe sidomos me shifrat. Nderkohe qe per 1 milone USD te kaluara ne kanalet e zeza te pagesave jashte sistemit ligjor te Republikes se Shqiperise, saktesisht permes nje kompanie offshore, nuk flet asnje fjale, paska zbuluar 400 milione euro qe do u paguakan per ndertimin e tre inceneratoreve ne Elbasan, Fier, Tirane. Dhe sipas tij per te shkaterruar Shqiperine dhe shendetin e shqiptareve.

Nderkohe qe nuk i ka deklaruar asgjekundi 1 milione dollaret e zbuluara matane oqeanit, te cilat vetem ai e di se nga burojne, po ajo qe dihet eshte se kane rrjedhur ne te zeze per te nxire Shqiperine dhe qeverine socialiste me balten e shpifjeve, na deklaron sot se po shkaterrohet Shqiperia dhe shendeti i njerezve, me 3 projekte te certifikuara nderkombetarisht. Nderkohe qe gjuan ne ajer nje shifer kolosale te perafert me ate per te cilen i iku prokurorise nga duart me raport mjekesor, Lulezim Basha nuk e fsheh dot mesa duket shqetesimin ne rritje per faktin se zullumi i 1 milione dollareve mund te mbyllet mbase ne Shqiperi me nje tjeter raport mjekesor, po zor se do mbyllet andej nga ana tjeter e oqeanit ku nuk t’i fal njeri lojrat kukamcefthi me parane.

Per opinionin publik, mund te them sot se brenda 7 vitesh bashkia e  Elbasanit  e Fierit do jene bere pronare te dy inceneratoreve per nje kosto totale investimi dhe sherbimi prej 54 milion Euro me tvsh (dhe proceduren e pagesave per blerjen e agregateve ne Fier e ka certifikuar edhe vete Kontrolli Larte i Shtetit), nderkohe qe Elbasani ka shpetuar, e Fieri do te shpetoje prej helmeve te plehrave qe qeveria e vjeter e Lulezimit i la te digjen rrugeve.

Projekti i Tiranes eshte ende larg konkretizimit dhe heperhe nuk mund te thuhet qe eshte e sigurte se do te zbatohet, por e sigurte eshte qe ne seancen e kesaj jave ne Kuvend Lulezim Bashen e pres me kenaqesi ne nje perballje shifrash, faktesh dhe provash. Qofte per luften kunder plehrave te lena rrugeve nga qeveria e tij e vjeter, qofte per 1 milione dollaret e zinj per te bere pleh Shqiperine.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar