Presidenti Bujar Nishani u shpreh sot se do të bëjë publik së shpejti qëndrimin e tij institucional mbi Ligjin e Mbetjeve. Gjatë një konference të përbashkët shtypi në Tiranë me homologun kosovar, Hashim Thaci, Presidenti Nishani u pyet mbi qëndrimin që do të mbajë Presidenca për Ligjin e Mbetjeve.

E sigurt që do të ketë një qëndrim, por presidenti do të flasë i fundit. Aktualisht specialistët dhe këshilltarët juridik janë duke punuar. Po konsultohen me Shoqërinë Civile dhe është shumë e rëndësishme që çështje të tilla madhore që lidhen me interesat e qytetarëve t'i fokusojmë në rrugën e zgjidhjes së këtij interesi. Prevalon interesi publik”.

Nishani garantoi se nuk do të ketë zvarritje të qëndrimit të Presidentit për këtë ligj.
Por natyrisht duke pasur mundësinë që na lejon Kushtetuta nuk do ketë një zvarritje të qëndrimit. Por dua të konsultohem sa më gjerë, jo vetëm në aspektin juridik por dhe në atë qytetar".

Por unë dua të falënderoj për pyetjen e që bëni për cështje të tilla që jemi të angazhuar për t’u shërbyer, është një cështje që duhet trajtuar me sa më shumë kujdes dhe me sa më shumë përfshirje që të jetë e mundur”.

Pavarësisht se Presidenti deklaroi se nuk do të presë shumë për të shprehur qëndrimi e tij, tashmë kanë kaluar 10 ditë nga votimi i Ligjit të Mbetjeve në Parlament, gjysma e kohës që Kushtetuta i jep të drejtë të shprehet Presidenti.

Duke qenë se Presidenti do të presë në një takim Shoqërinë Civile, mendohet që ai të shprehet brenda kësaj jave.

(d.b/Shqiptarja.com)