Inskenoi grabitjen e parave në banesë për të kthyer vëmendjen ndaj saj bashkëshorti, prokuroria e Tiranës urdhëron lirimin nga qelia të Dalina Azunit nga Ndroqi.
 
Azuni u prangos dy ditë më parë nga policia e Tiranës me akuzën e kallëzimit të rremë në organet e policisë.
 
Policia e kryeqytetit në date 23 tetor arrestoi 29-vjeçaren, pasi inskenoi grabitjen pas problemeve që kishte me bashkëshortin duke lajmëruar policinë se e kishin lidhur pas vjedhjes së banesës në Ndroq.
 
Sipas policisë, Dalina Azuni 29-vjeçe nga Ndroqi pas largimit të bashkëshortit nga banesa fshehu shumën e 65.000 lekëve, ka hapur dritaren e banesës dhe ka lajmëruar familjarët se e kishin grabitur.
 
Pas mbërritjes policia ka nisur hetimet, e ndërsa ka gjetur shumën e parave të fshehur në njërën nga dhomat e banesës, Dalina Azuni ka pranuar se gjithçka ishte e inskenuar për të tërhequr vëmendjen e të shoqit pasi kishte mosmarrëveshje.  




d.b/shqiptarja.com