'One Direction' s'do të jetë kurrë më
i njëti pas këtij lajmi të dhimbshëm
Grupi me famë ndërkombëtare pësoi një tronditje të madhe.
Pas 5 vitesh suksesi të pabesueshëm dhe fame ndërkombëtare, zeshkani simpatik i grupit ‘One Direction’, Zayn Malik, ka vendosur të largohet nga grupi. 23-vjecari e ka marrë vendimin gjatë momentit më kulminant të karrierës së tij, në prag të përfundimit të albumit të pestë dhe me turin botëror të lënë përgjysmë.
Malik me keqardhje i ka komunikuar fansave të tij vendimin që ka marrë duke u shprehur se nuk kishte qenë aspak e lehtë për të, por po kalon një fazë kritike dhe ka nevojë të jetojë si një 22-vjecar normal, pa qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes. “Kam 4 miq të mirë; Louis, Liam, Harry dhe Niall. E di që ata do vazhdojnë të jenë më të mirët”,- shprehu këngëtari mbështetjen për miqtë dhe kolegët e tij.
Lidhur me këtë situatë reagoi dhe Simon Cowell, producenti i talent show ‘X Factor’, nga ku edhe u krijua grupi simpatik ‘One Direction’. “Do doja ta falënderoja Zayn për gjithçka që ka bërë për grupin,- u shpreh ai,- qëkur e takova për herë të parë në 2010, kam qenë gjithnjë e më shumë krenar për të. E kam parë teksa rritet dhe më vjen keq ta shoh teksa largohet. Sa për fansat e ‘One Direction’, mund t’i siguroj fansat që pjesëtarët e tjerë të grupit janë shumë të emocionuar për të ardhmen e bandës”.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
10/6
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
44.3%
-
Të gabuar
51.5%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 21683
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Imzot Joan Pelushi: Solidaritet me të varfërit dhe paqen
29 Shtator, 14:54
-
Albin Kurti: Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik
29 Shtator, 14:50
-
Lëng portokalli për të ulur kolesterolin e lartë, sasia që ju duhet
29 Shtator, 14:37
-
Sulmet ajrore amerikane në Siri, vriten 37 militantë të lidhur me grupe ekstremiste
29 Shtator, 14:16
-
Zgjedhjet 2025, PD rrezikon të humbë tjetër aleat! Duka për Report Tv: ‘Aksionet’ e mia 44 mijë vota, dua deputetë të sigurt
29 Shtator, 14:00
-
Mozzik feston ditëlindjen, Lotina i bën urimin e veçantë
29 Shtator, 13:52
-
Rekursi/ Iu sekuestruan 3.1 mln euro pasuri, Oltian Bistri kërkon zhbllokimin në Gjykatën e Lartë
29 Shtator, 13:32
-
Izraeli vret një tjetër zyrtar të lartë të Hezbollahut në një sulm ajror
29 Shtator, 13:28
-
Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar dhe proceduar! 79 pezullime dhe bllokime
29 Shtator, 13:14
-
Humbin te ‘Maja e Murgës’ në koman 8 turistë holandezë, njërin e pickon gjarpri, gjenden pas 5 orësh! Guida për Report Tv: Kujdes, të mos lëvizin vetëm
29 Shtator, 13:12
-
Aksident me vdekje në Pukë, drejtuesi i mjetit përfundon në humnerë! Ndërron jetë në vendngjarje
29 Shtator, 13:04
-
'Plani Celibashi’ për votën e emigrantëve, PS dhe Organizatat rezerva: Të jetë më i thjeshtë! PD ende pa komente në KQZ
29 Shtator, 13:04