'One Direction' s'do të jetë kurrë më
i njëti pas këtij lajmi të dhimbshëm
Grupi me famë ndërkombëtare pësoi një tronditje të madhe.
Pas 5 vitesh suksesi të pabesueshëm dhe fame ndërkombëtare, zeshkani simpatik i grupit ‘One Direction’, Zayn Malik, ka vendosur të largohet nga grupi. 23-vjecari e ka marrë vendimin gjatë momentit më kulminant të karrierës së tij, në prag të përfundimit të albumit të pestë dhe me turin botëror të lënë përgjysmë.
Malik me keqardhje i ka komunikuar fansave të tij vendimin që ka marrë duke u shprehur se nuk kishte qenë aspak e lehtë për të, por po kalon një fazë kritike dhe ka nevojë të jetojë si një 22-vjecar normal, pa qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes. “Kam 4 miq të mirë; Louis, Liam, Harry dhe Niall. E di që ata do vazhdojnë të jenë më të mirët”,- shprehu këngëtari mbështetjen për miqtë dhe kolegët e tij.
Lidhur me këtë situatë reagoi dhe Simon Cowell, producenti i talent show ‘X Factor’, nga ku edhe u krijua grupi simpatik ‘One Direction’. “Do doja ta falënderoja Zayn për gjithçka që ka bërë për grupin,- u shpreh ai,- qëkur e takova për herë të parë në 2010, kam qenë gjithnjë e më shumë krenar për të. E kam parë teksa rritet dhe më vjen keq ta shoh teksa largohet. Sa për fansat e ‘One Direction’, mund t’i siguroj fansat që pjesëtarët e tjerë të grupit janë shumë të emocionuar për të ardhmen e bandës”.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
55/6
Sondazhi i ditës:
A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?
-
Po
52.9%
-
Jo
44.9%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 9365
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasësi i grave/ Shtyhet seanca në themel për Dan Hutrën! Në gjyq iu drejtohet mediave: Mos gënjeni, lëreni drejtësinë të bëjë punën
3 Tetor, 12:49
-
Unai Emery është 'macja e zezë' e Bayern Munich, i ka shkaktuar dy humbjet e vetme në tetë vjet
3 Tetor, 12:45
-
Korçë, merr fund arratia e Bledar Trëndafilit, arrestohet një muaj pasi leu me benzinë dhe i vuri flakën gruas së tij
3 Tetor, 12:22
-
Spiropali shkon në Presidencë të takojë presidentin Begaj
3 Tetor, 12:19
-
Ministri Manja pret në takim homologun italian Carlo Nordio: Përparësi juridike luftës ndaj terrorizmit transnacional
3 Tetor, 11:56
-
Llukanik me oriz dhe perime nga zonja Albana
3 Tetor, 11:56
-
Institucionet e pavarura të drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion'! SPAK e ILD nuk do të marrin pjesë! Prokuroria e Posaçme për Report Tv: S'e shohim të nevojshme
3 Tetor, 11:38
-
FOTO/ Debutoi me Arsenalin, Paolo Maldini i shkruan Maldin Kaçurrit
3 Tetor, 11:36
-
Djegia e manekinave me benzinë, policia mbërrin në oborrin e Kuvendit
3 Tetor, 11:31
-
'Kemi goditur persona që konsideroheshin të paprekshëm' Dumani: Pavarësia e SPAK kusht themelor, duhet të mbrohet e forcohet
3 Tetor, 11:29
-
27 minuta seancë, arritën të hyjnë 71 deputetë! Miratohet marrëveshje me Gjermaninë për ndryshimet klimatike, dështon zgjedhja e 2 anëtarëve të KLGJ e KLP
3 Tetor, 11:19
-
Rama i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, detaje nga operacioni sot në mëngjes në QSUT
3 Tetor, 10:55