Qytetari i Malit të Zi, Safet Kaliç, është arrestuar në Austri me urdhër-arresti ndërkombëtar, ku në vitin 2011, me kërkesë të autoriteteve të shtetit të Malit të Zi, është lëshuar nga NCB Interpol Podgorica, ka njoftuar sot në konferencën për shtyp Ministri i Brendshëm i Malit të Zi, Rashko Konjeviç.

Malazezi Safet Kaliç, i cili dyshohet për pastrim parash në vlerë prej tetë milion euro të fituara nga shitja e narkotikëve, në regjistrat të policisë malazeze njihej si arratisuri më i kërkuar. Pasi që u lëshua urdhër-arresti, Kaliç u arrestua gjatë ditës së djeshme në kryeqytetin austriak, Vjenë.

"Në momentin e arrestimit, Safet Kaliç ka përdorur dokumente kosovare të identifikimit. Ka përdorur pasaportë me emër Murik Rifat. Në bashkëpunim mes policisë kosovare dhe asaj malazeze më parë është konfirmuar se bëhet fjalë për dokument të rremë. Vijon komunikimi i vazhdueshëm me policinë në Vjenë, me qëllim të pritjes së ekstradimit. Në përputhje me procedurën ligjore, pas paraburgimit, Ministria e Drejtësisë së Malit të Zi do ti dërgojë policisë austriake kërkesë për ekstradim të arrestuarit", deklaroi kreu i MPB-së së Malit të Zi.

Ministri Konjeviç nuk ka zbuluar se ku është fshehur i arratisuri Kaliç. "Në marrëveshje me policinë austriake, ne e dimë se çfarë mund dhe çfarë nuk mund të komunikojmë pas arrestimit të Safet Kaliç.Të gjitha tjerat mbesin në nivelin e komunikimit të Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi dhe Policisë austriake kundër krimit", deklaroi Konjeviç i cili e lavdëroi rolin policisë së Malit të Zi në këtë rast.

Para Dhomës së Posaçme të Gjykatës së Lartë në qytetin Bijelo Polje, më 6 tetor ka përfunduar gjykimi kundër Safet Kaliç, vëllait të tij dhe kundër bashkëshortes së tij, për pastrim të parave në vlerë prej tetë milion euro, të fituara me nga shitja e narkotikëve. Safet Kaliç është gjykuar në mungesë, dhe me vendim të prokurorisë atij dhe familjarëve të afërt i është konfiskuar prona në vlerë prej 22 milionë eurove. 


Anadolu Agency
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)