TIRANE - Problematika lidhur me vendosjen e semaforit në rrugën Asim Vokshi në Tiranë, ka vijuar edhe sot ku policia ka ndërprerë për të tretën ditë radhazi punonjësit e Bashkisë. Sipas policisë, këto punime janë të jashtëligjshme pasi janë zhvilluar pa leje, ndërsa shton se semafori bëhet pengesë për qarkullimin.
Për këtë ditën e djeshme, policia dorëzoi në Prokurori kallëzim penal ndaj punonjësve dhe drejtorëve të Bashkisë,
Dy ditë me parë ka patur përplasje mes Policisë së Shtetit dhe Bashkisë për vendosjen e këtij semafori i cili po vendoset vetëm 10 metra më poshtë se një semafor ekzistues që ndodhet në këtë rrugë.
Bashkia pretendon se policia ka marrë urdhra të qartë politikë për të bllokuar çdo projekt që ka ky institucion. Ndërkohë që policia ka nisur hetimet ndaj drejtuesve të bashkisë dhe punonjësve me motivacion për dëmtimin e rrugës dhe shkuljen e pemëve dekorative duke sqaruar se semafori nuk po vendoset në hyrje të shkollës ‘Harry Fulz’ siç pretendohet nga Bashkia por rreth 30-40 metra me larg në afërsi të një biznesi privat
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO