TIRANE - Ministria e Mirëqeniës Sociale po synon që të moshuarit shqiptarë të akomodohen në institucione larg konceptit të azileve, por në godina të koncetuara si shtëpi.
Një nga shembujt e kësaj filozofie e cila është zbatuar tashmë në praktikë, është edhe “Shtëpia e Zotërinjve”, një iniciativë private që ofron shërbim rezidencial dhe ditor për të moshuarit, por e ndërtuar mbi një koncept tërësisht novator si ai i biznesit social.
Në këtë Qendër ishte Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mirëqenies Sociale Erjon Veliaj. Veliaj theksoi se Qeveria do të mbështesë zhvillimin e biznesi social, në bashkëpunim me sipërmarrjen, në mënyrë që të zhvillohet koncepti i ri i çështjeve sociale.
Në fjalën e tij Ministri Veliaj theksoi se qeveria do të mbështesë zhvillimin e biznesit social, në bashkëpunim me sipërmarrjen, në mënyrë që të zhvillohet koncepti i ri i çështjeve sociale.
“Ky është një koncept novator që bashkë “Yunus Social Business” kemi ndërmarrë për t’iu larguar idesë klasike që kemi pasur me ato që quheshin azilet shtetërore dhe për të shkuar në një bashkëpunim publik-privat, ku kjo nuk është më një azil, por është një shtëpi e të moshuarve, ashtu siç e ka emrin “Shtëpia e zotërinjve,” u shpreh Veliaj.

Yunus: Qëllimi, ofrimi i kujdesit shëndetësor të rinjve
Nga ana e tij, Profesor Yunus tha se qëllimi i kësaj iniciative ishte t’u ofrojë të moshuarve kujdes shoqëror.
“Është diçka që e kishim në mendje, në imagjinatë dhe tani është realitet. Kjo është diçka që mund të ndodhë. Është diçka që ne nga imagjinatë mund ta bëjmë ralitet. Kjo shtëpi është një provë. Është një përpjekje e veçantë, nëse dëshiron që ta drejtosh në mënyrë të qëndrueshme. Ndaj, nuk është e nevojshme të kërkosh fonde për këtë ndërtesë, sepse ajo mbahet me të ardhurat e veta. E gjithë ideja është të reduktojmë kostot sa më shumë të jetë e mundur, ta bëjmë të leverdisshme për njerëzit, që të kenë shërbime si ndihma mjekësore, shoqëria e njëri-tjetrit, kujdesi familjar, dhe të gëzojnë jetën sepse ndihen të izoluar për faktin se nuk takojnë njerëz të tjerë si ta. Sot, ata kanë shoqërinërinë e të tjerëve” tha Prof. Muhammad Yunus fitues i çmimit Nobel

Rama batuta me të moshuarit: Moshë e vjetër, po kockë e fortë jeni
Gjatë qëndrimit aty, Kryeministri Rama krahas bisedës me profesor Yunus, shkëmbeu batuta me një të moshuar, i cili u shpreh se nuk do të ia merrte mendja ndonjëherë që shefi i qeverisë do t’i vizitonte. Nga ana e tij, kryeministri ia ktheu me humor : “Do vij prapë e prapë këtu dhe do të të gjej, se moshë e vjetër, po kockë e fortë je” tha Rama
Qendra “Shtëpia e Zotërinjve” vjen si një iniciativë private që ofron shërbim rezidencial dhe ditor për të moshuarit, por e ndërtuar mbi një koncept novator si ai i biznesit social dhe e mbështetur nga Qendra “Yunus Social Business Albania”.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO