'Shullazi', mund të ketë arrestime
Beqja zbulon të tjerë kërcënues

'Shullazi', mund të ketë arrestime<br />Beqja zbulon të tjerë kërcënues
TIRANE-Prokuroria për krime të rënda gati flet-arrestet për disa persona, të përfolur dhe përfshirë në rastin e kërcënimit të dëshmitarit të mbrojtur Ylvi Beqja.

Emrat e këtyre personave, veç gjatë fazës hetimore mësohet se kanë dalë edhe në sallën e gjyqit, gjatë ballafaqimit dhe pyetjes së biznesmenit Ylvi Beqja nga Emiljano Shullazi dhe avokatët e tij.

Sipas prokurorisë, në mesin e personave që pritet të arrestohen, janë edhe individ me të kaluarë kriminale të cilët e kanë kërcënuar dëshmitarin e mbrojtur gjatë kohës që ishte në program. Nuk jepen detaje për emrat dhe numrin e personave që pritet të arrestohen, por burimet thonë, se disa prej tyre janë bërë publikë që pyetjes së dëshmitarit të mbrojtur Beqja në sallën e gjyqit.

Veç këtyre personave, emrat e të cilëve janë përmendur në sallën e gjyqit, burimet nga prokuroria, thonë se priten edhe arrestime të personave të tjerë, të cilët mendohen se janë pjesë e grupi criminal që drejtohet nga Emiljano Shullazi edhe nga ambientet e paraburgimit. Nga ana tjetër, me kërkesë të prokurorisë dëshmitari i mbrojtur Ylvi Beqja është marr në pyetje në sallën e gjyqit nga prokurorët, avokatët dhe vet Emiljano SHullazi.

Me këtë të fundit nuk kanë munguar edhe debatet apo fyerjet që të pandehurit I kanë drejtuar dëshmitarit në një moment kur gjykata dhe prokurorët u larguan nga salla e gjyqit. Biznesmeni Ylvi Beqja, mes tjerash gjatë dëshmisë së dhënë para gjykatës është shprehur se edhe në kohën që ishte në mbrojtje nga policia është takuar me Elvis Martinin, I cili veç ofertës prej 7 mln eurove që të tërhiqet nga dëshmia ndaj Shullazit e ka kërcënuar atë me familje. Veprim që sipas Beqjas, e kanë kryer edhe persona të tjerë të cilët i kanë dërguar mesazhe apo thirrje telefonike, për të cilat prokuroria po vazhdon hetimet veçmas nga dosja ku po gjykohen të pandehurit.

Ndërkohë Ylvi Beqja do të vazhdoi ditën e martë t’i përgjigjet në sallëne  gjyqit, pyetjeve të Emiljano Shullazit, të pandehurve të tjerë dhe avokatëve mbrojtës.

(d.b/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

‘Ford’ jep një milion dollarë donacion për inaugurimin e Presidentit Trump

‘Ford’ jep një milion dollarë donacion për inaugurimin e Presidentit Trump